GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja me Kokalarin, Lapaj: Nuk merrem me të, ja ku i gjej fondet

17:22 - 10/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja me Kokalarin, Lapaj: Nuk merrem me të, ja ku i gjej fondet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa ditësh aktivistja Evi Kokalari ka nisur një seri akuzash dhe sulmesh në drejtim të Adriatik Lapajt një tjetër aktivisti, që së fundmi ka themeluar lëvizjen politike “Shqipëria bëhet”.

Kokalari ka hedhur një seri akuzash në drejtim të Lapajt, madje duke kërkuar llogari se ku i gjen ai fondet.

Kokalari ka ngritur shqetësimin se lëvizja “Shqipëria bëhet” nuk është transparente me fondet e saj, por sipas Lapaj, çdo gjë është e dokumentuar.

Ai tha se qiraja e zyrave është më e lartë nga ajo që zonja Kokalari tha, por pagesat janë bërë nga themeluesit e lëvizjes dhe nga të ardhurat e tyre, ndërsa shtoi se çdo shpenzim është lehtësisht i verifikueshëm.

“Ky është një bashkim njerëzish, profesionistësh, të cilët janë të realizuar në fushat e tyre. Deri më tani kjo lëvizje është mbajtur me vetëfinancimet e themeluesve. Ky është momenti i parë, gjatë kësaj jave ne do të publikojmë ëeb-in, në organe zyrtare, ku do të jetë edhe mundësia e financimit nga palë të treta.

Deri më tani lëvizja është mbajtur me financimet e themeluesve. Nëse zonja Kokalari ka ndonjë paqartësi për të ardhurat e mia apo të themeluesve të tjerë ti adresojë zyrtarisht, janë të gjitha me fatura.

Qenka shqetësuar shumë zonja Kokalari për aftësinë tonë paguese të zyrave, nuk shqetësohet se ku shkojnë 6 miliardë euro në vit buxhet i shtetit shqiptar.

Unë nuk merrem më me zonjën Kokalari se nuk e konsideroj.  Unë s’mund të them më shumë janë lekët e mia, të Gysit, të Edlirës, të Florit. Mund të them më shumë se kaq? Janë harxhuar kostot e zyrave, që janë më shumë se ç’tha ajo. Janë 2800 euro janë qiratë e zyrave të “Shqipëria Bëhet”, janë të paguara me bankë”, tha Lapaj në Euroneës Albania .

I pyetur nëse ka mbështetjen e amerikanëve Lapaj tha se këtë gjë ai nuk e ka përmendur në asnjë moment.

Ndërkohë për pretendimet e Evi Kokalarit se ai shtiret duke pretenduar se ka Amerikën pas vetes, Lapaj tha:

“Shtirem unë! Ku e keni dëgjuar më gjeni një sekuencë kur e kam thënë?! Unë nuk merrem me ëndrrat e njerëzve. Unë nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Unë besoj fort se Shqipëria bëhet nga shqiptarët, ose zhbëhet nga shqiptarët”.

Etiketa: Kokalarilapajperplasje

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Kreu i Hamas rrëfen operacionin: Si depërtuam në Izrael/ Ja qyteti që njoftohet se do sulmohet

Kreu i Hamas rrëfen operacionin: Si depërtuam në Izrael/ Ja qyteti që njoftohet se do sulmohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Lexo më shumë
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com