GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Europa shënon numrin më të madh të refugjatëve që nga viti 2016

08:35 - 11/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Europa shënon numrin më të madh të refugjatëve që nga viti 2016
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i kërkesave për azil në Bashkimin Europian, Zvicër dhe Norvegji mund të kalojë një milion këtë vit. Gjermania mbetet ndër vendet me numrin më të lartë të kërkesave.

801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vednet e Bashkimit Europian, si dhe në Norvegji dhe Zvicër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky është numri më i lartë që nga viti 2016. Kjo duket qartë nga të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Europian në fushën e azilit, të cituara nga gazeta gjermane “Die Welt”.

Sipas informacioneve, Letonia ka shënuar rritjen më të madhe të azilkërkuesve – me 168 për qind krahasuar me një vit më parë. Pas saj vjen Estonia, ku refugjatët janë 119% më shumë se në vitin 2022. Kjo lidhet me rritjen e numrit të personave që kalojnë kufijtë e dy vendeve nga Bjellorusia. Gjermania është në vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve – me një rritje prej 74 për qind. Në Gjermani pothuajse një në tre refugjatë vijnë nga Siria – që është 27 për qind të azilkërkuesve. Pas sirianëve, më së shumti në Gjermani janë afganët dhe turqit.

Hungaria në fund të renditjes

Në Francë, nga ana tjetër, ritmi i rritjes ishte 37%, sipas Die Welt. Në Itali, numri u rrit me 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citon gazeta raportin e BE-së.

Disa vende gjithashtu regjistruan një rënie në numrin e kërkesave për azil. Sipas raportit, rëniet më të mëdha ishin në Danimarkë (56%), Maltë (54%), Qipro (52%) dhe Austri (41%). Vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve këtë vit ishte Hungaria, ku u regjistruan vetëm 26 kërkesa për azil.

Planet e BE-së për reforma

BE planifikon të kundërshtojë migrantët që nuk kanë shanse të larta për azil me procedura të përshpejtuara në kufijtë e jashtëm të BE-së, shpjegon “Di Welt”. Megjithatë, kjo do të prekë vetëm një të katërtën e mbërritjeve. Të gjithë aplikantët e tjerë do të kalojnë procedurën e rregullt të azilit, e cila shpesh kërkon vite./DW

 

 

 

 

Etiketa: europarefugjate

Lajme të lidhura

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi
Botë

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25
Të shtëna në universitet në SHBA, studentët strehohen në bibliotekë (VIDEO)
Botë

Të shtëna në universitet në SHBA, studentët strehohen në bibliotekë (VIDEO)

08:58 - 14/12/25
Marrëveshja me SHBA për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë
Botë

Marrëveshja me SHBA për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë

19:42 - 13/12/25
Para
Zjarr masiv në një aeroport në Londër, anulohen të gjitha fluturimet

Zjarr masiv në një aeroport në Londër, anulohen të gjitha fluturimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka...

Lexo më shumë
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com