GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gafë e anestezistit?! Çfarë zbulon i riu që humbi syrin

22:18 - 11/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gafë e anestezistit?! Çfarë zbulon i riu që humbi syrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Inside Story” solli rastin e një pacienti që humbi syrin pas operacionit në një klinikë private.

Dyshimet nisën që në momentet e para për pacientin dhe familjarët e tij. Ai qëndroi në sallë përtej parashikimeve. Shumë më tepër se ndërhyrja e parë që supozohej se ishte e njëjtë.

Operacioni duhet të zgjaste 45 minuta, maksimalisht një orë.

“Kur ka dalë doktori u ka thënë familjarëve të mi që çdo gjë ka dalë me sukses, pastaj më kanë marrë për krahu familjarët dhe më kanë çuar në shtëpi se nuk isha në terezi. E shikoja dallimin mes syve. Kisha fryrje syri, kisha edhe shqetësime, ngacmime gjatë natës. Shkova të nesërmen tek klinika, heq fashon, çdo gjë e bardhë. Nuk shihja asgjë, i thashë doktorit nuk shoh. Mos u mërzit tha se ka ngelur thjesht bebja e syrit e hapur. Do bëjmë gjilpëra në sy që ta mbyllim, kur bëra gjilpërën e tretë e nguli thellë brenda në sy dhe u nxi syri u mbush plot me gjak”, u shpreh Sali Lela, denoncues.

Për këtë fatalitet nuk mbajtën përgjegjësi as klinika, as mjeku. Por ajo që bënë është të fusnin të riun Lela në një kalvar mjekimesh dhe operacionesh me shpenzime në kurriz të tij duke i dhënë shpresa të kota për rekuperimin e shikimit.

Inside Story disponon të gjithë dosjen e Sali Lelës që nga ekspertiza mjeko ligjore, faturat e paguara nëpër klinika të ndryshme shqiptare dhe europiane. Çështja është sot në dyert e drejtësisë ku Sali Lela ka depozituar një padi përmes avokatit të tij. Edhe pse kanë kaluar gati katër vite, dosja nuk ka marrë ende drejtim në organet e drejtësisë.

“Padiskutim tha që është faji i anestezistit që nuk të ka vënë dozën e duhur të anestezisë, kur takoj shefin më thotë tjetër për tjetër, nuk është faji jonë, as i anestezistit. Doktori ndryshe më thotë kur është vetëm me mua, ndryshe kur jemi me shefin. një herë më thonë të ka plasur hemoragji, por nuk është e vërtetë. Pastaj tha jo nuk ka plasur hemoragji. nuk është faji jonë. as ne nuk e dimë si ka ndodhur. Por unë i thashë që të erdha me sy, me këmbët e mia, nuk më mori njeri për dore. Kam dokumente nga të gjitha klinikat që kam parë nga ky sy”, u shpreh Sali Lela.

Klinika private “Uzllova”, i mundësoi një operacion në Moskë, Lelës, por nuk pati asnjë rezultat. Dëmi ishte bërë. Mandej ai iu drejtua dy klinikave private, në Turqi dhe në Greqi. Të dyja klinikat I thanë të njëjtën gjë se shikimi nuk do ti kthehej më. Syrin ia kishin dëmtuar shumë. Por, ata nuk arrinin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur gjatë ndërhyrjes fatale.

Sali Lela padinë e tij e drejton kundrejt Klinikës private dhe doktorit rus Andrey Anatolevic për veprat “Neglizhencë në trajtimin mjekësor” dhe “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Referuar kartelës mjekësore të klinikës private ku u operua Sali Lela më 23/09/2019 shkruhet se kreu operacionin pa komplikacione. Por, i riu ka humbur tërësisht shikimin në njërin sy.

“Në gjykatë civile ai është duke kërkuar dëmin monetar që i është shkaktuar, pavarësisht se nuk po merret përsipër vendosja e protezës nga klinika dhe kjo është sërish një kosto shtesë për pacientin. Hiq faktin që është e tmerrshme që një njeri të humbasë syrin për një mjekim të pakujdesshëm, por ai ndodhet përpara këtij fakti dhe do që të minimizojë dëmin ekonomik të paktën”, u shpreh avokati, Bledar Meminaj.

 

Etiketa: gafa

Lajme të lidhura

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese
Aktualitet

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26
Para
Luftimet Izrael-Hamas, si po keqinformoheni nga mediat sociale

Luftimet Izrael-Hamas, si po keqinformoheni nga mediat sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me forcë dhe shqetësim të madh pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

12:30 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com