GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 2.5 mln USD i pistoletave të Policisë, me “fitues të përcaktuar”, u firmos nga Veliu dhe anulohet nga Nano

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 2.5 mln USD i pistoletave të Policisë, me “fitues të përcaktuar”, u firmos nga Veliu dhe anulohet nga Nano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tender prej 2.5 mln USD, të bërë nga Drejtori e Policisë së Tiranës, u dyshua se ishte me fitues të paracaktur. Ajo që hidhte hije dyshimi se fituesi ishte i përcaktuar para se të bëhej gara, ishin caktimi i specifikimeve për llojin e pistoletës, apo edhe të peshës së armës.

Me ndryshimin e drejtuesit të Policisë së Shtetit, ku vendin e Ardi Veliut e zuri Gledis Nano, tenderi u anullua. Dhe qëllimi i anulimit ishte e qartë, pasi tenderi ishte me fitues të paracaktuar. Gledis Nano ka firmosur anulimin, duke u bazuar në dokumentet e Veliut. Specifikimet ishin bërë në mënyrë të tillë që fitues të dilte kompania e preferuar apo ajo që kishte lobuar më fortë në qeveri për këtë procedurë.

Sipas dokumenteve, Policia e Shtetit ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për anulimin e kësaj procedure. Procedura e tenderit ka qenë e kufizuar, në fushën e sigurisë, ndërsa është shpallur në datën 29 korrik 2021. Objekti i kontratës ishte “blerje pistoleta 9×19 mm” me një fond limit: 230,657,900 lekë ose 2.5 mln USD me TVSH. “Arsyet e anulimit është bazuar në ligjin ‘për prokurimët në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’.

Kur komisioni i prokurimit publik vendos anulimin, sipas parashikimit të shkronjës “ç”, të pikës 3, të nenit 55, të këtij ligji” thuhet në këtë njoftim.

Në këtë nen thuhet: Përpara lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë: ç) tё urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese. Pra, procedura ka qenë tejet e finalizuar dhe gati në lidhjen e kontratës.

Në fund të njoftimit të beftë të Policisë së Shtetit, thuhet se vendimi i anulimit ka ardhur në zbatim të vendimit Nr. 866/2021, datë 09 nëntor 2021 të KPP-së. Por, çfarë ka argumentuar KPP? Në vendimin thuhet se ankues ka qenë një kompani shqiptare që donte të merte pjesë në këtë procedurë.
“Nga shqyrtimi në tërësi i specifikimeve teknike të përcaktuara nga autoriteti kontraktor në dokumentet e procedurës së prokurimit objekt ankimi, Komisioni konstaton se, ky i fundit ka përcaktuar elementë të tillë si përmasa, pesha dhe specifikime të tjera fikse për produktin objekt prokurimi. Këto elementë të përcaktuar në mënyrë fikse edhe pse mund të lidhen me funksionalitetin e produktit, përbëjnë shkak për kufizim të drejtpërdrejtë të konkurrencës” – thuhet në vendimin e KPP.

Më tej thuhet se “K.P.P. gjykon se autoriteti kontraktor nuk ka zbatuar drejt parashikimet ligjore të nenit 18 të LPFMS, pasi specifikimet teknike të përcaktuara për produktet e mësipërme, orientojnë drejt një prodhuesi të vetëm duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e gjerë”. Pra, fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar.

Etiketa: Ardi VeliufituesGledis Nanokryesore2Policia e Shtetittenderi

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Spektakël golash në ‘Air Albania’, mbyllet pjesa e parë mes Partizanit dhe Skënderbeut

Spektakël golash në ‘Air Albania’, mbyllet pjesa e parë mes Partizanit dhe Skënderbeut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i komunikoi zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat e reja,...

Lexo më shumë
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com