GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Basha dhe Bardhi reduktojnë numrin e delegatëve”, Baçi: Asgjë s’e cenon Kuvendin e 11 dhjetorit

18:05 - 04/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Anëtarësia e Fierit nuk e njeh Bashën si kryetar”, Baçi: Më 11 dhjetor zyrat i kthehen anëtarëve të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi denoncoi përpjekjen e Lulzim Bashës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për të reduktuar numrin e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Ai tha se me urdhër të Bashës dhe Bardhit janë hequr nga delegatë sekretarët e seksioneve, edhe pse kanë qenë anëtar të Kuvendit të 17 korrikut, kur u miratuan ndryshimet statutore.

“Dega e Fierit në Kuvendin e 17 korrikut kishte 640 delegatë të miratuar. Ndër këta janë kryetarët e seksioneve, janë 226, 50 kryetarët e grupseksioneve, 50 sekretarët e grupseksioneve, është bordi këshillimor, nënkreytarët dhe sekretarët funksionalë. Midis tyre kanë qenë edhe sekretarët e seksioneve. Në Kuvendin e 17 korrikut kanë qenë delegatë edhe sekretarët e seksioneve me mbi 50 anëtarë. Por me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi dhe kryetarit në detyrë, Basha, i kërkuan degës së Fierit që të gjithë sekretarët e seksioneve të ishin delegatë në Kuvend, si dhe bordi këshillimor siç kanë qenë Ilir Bele, Ligor Pone, Sandër Bardhi e shumë figura të tjera të PD, që morën pjesë në Kuvendin e 17 korrikut. Kuvendi i 11 dhjetorit është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe si i tillë delegatët e këtij Kuvendi nuk mund të përcaktohen me statutin e ri të 17 korrikut 2021, por kanë të drejtën të gjithë delegatët që morën pjesë në Kuvendin e 17 korrikut të marrin pjesë në këtë Kuvend të jashtëzakonshëm” – tha Baçi.

Por Baçi saktësoi se edhe kjo përpjekje nuk e cenon Kuvendin e 11 Dhjetorit i cili ka firmat e nevojshme për t’u mbledhur dhe për të marrë vendimet e duhura.

“Këto janë manovra që mendojnë se duke i hequr sekretarët e seksioneve, një pjesë të rëndësishme të bordit këshillimor, mendojnë se do të ndikojnë te rezultati i votimit, gjë që gabohen rëndë, sepse edhe këtë pjesë që kanë lënë dhe miratuar, 358 delegatë që ata kanë miratuar, kryetarët e seksioneve, kryetarët e grupseksioneve, sekretarët, bordi këshillimor, nënkryetarët dhe sekretariati. Janë dhe 35 anëtarët e tjerë këshillimorë delegatë, 18 të Lidhjes së Gruas dhe 17 të FRPD, që bëhen rreth 400 delegatë nga PD dega Fier që do të jenë pjesëtarë të Kuvendit të 11 dhjetorit, përveç 41 që mungojnë, 25 nuk janë në Shqipëri dhe pjesa tjetër 15-16 janë skeptikë në firmosjen e formularit” -u shpreh ai.

“Ndjej një përgjegjësi se nuk di si t’u shpjegosh arsyen se pse nuk do të jenë delegatë në 11 Dhjetor, edhe pse kanë qenë delegatë në 17 korrik. Dhe nga numri 640 delegatë që kishim, zbresim te numri rreth 400 delegatë bashkë me FRPD dhe Lidhja e Gruas. Pra i bie rreth 240 delegatë që ishin me të drejtë vote në 17 korrik, nuk do të jenë delegatë në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Janë hequr në mënyrë të qëllimshme se janë pro ‘Foltores’”, theksoi Baçi.

Deputeti Luan Baçi tha se brenda pak ditësh degët e PD në Qarkun e Fierit do të bëjnë transparente emrat e delegatëve që kanë firmosur. 

Etiketa: delegatetdhjetorGazment BardhiKuvendiLuan BaciLulzim Bashanumri

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Durrës, motoristi humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, përfundon në spital 64-vjeçari

Durrës, motoristi humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, përfundon në spital 64-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com