GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD-Ramës: Për llogari të kujt po shkon për skrap Uzina e Ballshit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD-Ramës: Për llogari të kujt po shkon për skrap Uzina e Ballshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me protestën e naftëtarëve të rafinerisë së Ballashit, të cilët kërkojnë rivënien në funksion të uzinës, pasi pretendojnë se do të shitet për skrap. Në shkrimin e tij në “Facebook”, Alibeaj i drejton një pyetje kryeministrit Rama, ku i kërkon sqarim se në llogarinë e kujt do të shkojë skrapi i uzinës së Ballshit. Alibeaj gjithashtu thekson se i gjithë ky proces i shitjes së pasurisë kombëtare po bëhet fshehurazi, teksa punëtorët nuk janë paguar ende për rrogat që shteti iu detyrohet.

“Qeveria e skrapit ! Si deputet edhe për zonën e Ballshit, sot kam 1 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama: Për llogari të kujt po shkon për skrap uzina e Ballshit dhe për llogari të kujt po çohen për ndjekje penale disa protestues? Punëtorët kanë denoncuar publikisht se një kompani periferike po demonton hajdutëshe, natën, rafinerinë e Ballshit, ku qeveria shqiptare është aksionere me 15%. Pra qeveria është dakord që pasuria kombëtare të shkojë për skrap, por po e bën këtë gjë në fshehtësi, në errësirë, pa u thënë asgjë mijëra njerëzve që deri dje jetonin me punën e uzinës dhe që akoma nuk kanë marrë 13 rrogat. “, shkruan ai.

Alibeaj nënvizon se pas kësaj afere korruptive fshihet Edi Rama dhe Belinda Balluku, ndërsa kërkon që kërcënimet ndaj protestuesve, të cilët sipas tij po denoncojnë këtë korrupsion të ndalohen.

“Shumë njerëz flasin se mbrapa demontimit për skrap të asetit strategjik të Shqipërisë është kryeoligarku që drejton sot shtetin bashke me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Të dy kanë detyrimin të mos fshihen më, por të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare?! Partia Demokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Balkukut dhe Damian Gjiknurit me rafinerinë e Ballshit.”

Sipas Alibeajt, në 8 vite qeverisëse të Edi Ramës uzina është shfrytëzuar nga disa klientë, të cilët nuk kanë paguar taksa dhe kushtet për funksionimin në parametrat e duhura të rafinerisë nuk janë mundësuar.

“ Në 8 vjet, lejuan që disa klientë me radhë të shfrytëzojnë uzinën dhe punëtorët, të mos paguajnë taksa dhe të ikin me xhepat plot, duke e bërë akoma më të madhe gropën e vjedhjes.

Në 8 vjet, ndryshe nga premtimet e bëra, kjo qeveri nuk krijoi kushtet që rafineria të punojë me lëndë të parë nga nafta që prodhohet pak kilometra më larg sesa uzina. Strategjia për të ngarkuar këtë sektor me taksa ndihmon direkt kryeoligarkun e tij, për llogari të të cilit po çon për skrap Shqipërinë.”, shkruan Alibeaj.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPDPSskrapUzina e Ballshit

Lajme të lidhura

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes
Aktualitet

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

13:53 - 02/10/26
Para
Skënderbeu i ‘pafat’ në Air Albania, Teqja heroi i Partizanit

Skënderbeu i ‘pafat’ në Air Albania, Teqja heroi i Partizanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com