GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Euro 2024/ “Tulipanët” sfidojnë “gjelat”, Portugalia pret Sllovakinë

10:27 - 13/10/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kualifikueset e Euro 2024, ja rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas triumfeve “magjike” të Kombëtares sonë, në “Air Albania” ndaj Çekisë dhe “dardanëve” të Kosovës në transfertën e Andorrës, këtë të premte do të zhvillohet 7 përballje të tjera, të vlefshme për xhiron e 2-të të raundit të 7 të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në grupin B, “tulipanët” e Holandës do të presin në mitikun “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, “gjelat” e Francës, në një përballje ku do të kërkohet vetëm rezultat pozitiv për t’u afruar edhe më shumë fazës finale të Euro 2024, në një grup, ku jo gjithçka ka shkuar mirë për djemtë e Ronald Koeman. Në sfidën tjetër, të këtij grupi, Greqia do të përplaset në transfertë me Irlandën, me fqinjët tanë që do të kërkojnë rezultat pozitiv, teksa renditen në vendin e 3-të me 9 pikë, po aq sa Holanda e vendit të 2-të.

Në grupin F, Estonia do të presë në “A. Le Coq Arena” të Talinit, Azerbajxhanin e teknikut Giani De Biasi, në një sfidë që pritet t’i ngjajë më shumë një ndeshjeje stërvitore, me të dyja ekipet që renditen në vendin e fundit të grupit me nga 1 pikë dhe kanë humbur çdo shpresë për një arritje historike. Në krahun tjetër, “djajtë e kuq” të Belgjikës do të udhëtojnë drejt “Ernst Happel Stadion”, të Vienës, ku do të sfidojnë vendasit austriakë në një sfidë që pritet të jetë spektakolare dhe të vendosë përfundimisht për skuadrën që do të udhëheqë në këtë grup.

Ndërkaq, në grupin J, Portugalia e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo do të presë në “Estadio do Dragao” të Portos, vendin e 2-të të grupit, Sllovakinë ku padyshim objektivi kryesor është sigurimi i fitores së radhës dhe mos pësimi i asnjë goli, për të ruajtur rekordin e pathyeshëm të këtyre kualifikueseve. Në përballje të tjera, Luksemburgu do të “përplaset” në transfertë me Islandën, ndërsa Lihtenshtejni do të presë në “shtëpi” përfaqësuesen e Bosnje Hercegovinës.

 

Etiketa: gjelatulipane

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Orban: Hungaria nuk do të lejojë demonstrata pro-terroriste në Europë

Orban: Hungaria nuk do të lejojë demonstrata pro-terroriste në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com