GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Procesi i Berlinit/Soreca: Ballkani Perëndimor në BE, prioritet i yni

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Procesi i Berlinit/Soreca: Ballkani Perëndimor në BE, prioritet i yni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në union, do të jetë në krye të agjendës poltiike, në samitin e Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet më 16 tetor në Tiranë.

Gjatë një konference, lidhur me rolin e parlamentit në rrugën e integrimit, Soreca u shpreh se procesi i Berlinit luan një rol shumë të rëndësishëm për vendet e rajonit.

Sipas tij, objektivi është që të bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor në një treg të përbashkët para se të hyjnë në BE dhe se vendet të ketë marrëdhënie miqësore.

“Është shumë e rëndësishme që ministrat dhe drejtuesit e shteteve të takohen, por edhe anëtarët e parlamentit e rajonit, përfaqësuesit e popullit në rajon, të takohen dhe të tregojnë unitetin e tyre, dhe të dalin me deklarata të përbashkëta. Jam shumë i nderuar që tani mund të marr pjesë së bashku me anëtarët e parlamentit. Folësi i mëparshëm tha se ne jemi duke u takuar në moment shumë të rëndësishëm për rajonin tonë, Ballkani Perëndimor është pjesë e BE. Ndryshimet politike me mënyrën sesi Rusia e sheh Ukrainën, i ka fokusuar të gjitha mendjet në Bruksel, e ka rritur vëmendjen, vëmendja nuk ka qenë kurrë më e madhe sesa tani për zgjerimin e BE. Tani e kemi kuptuar që është një çështje e lartë strategjike për sigurinë në BE. Duhet të përshpejtojmë procesin e reformave por edhe të hyrjes në Bashkimin Evropian. Kjo çështje është në krye të agjendës politike në Shqipëri, në rajon, edhe këtë të hënë që vjen. Ne shpresojmë që të përgatitemi për samitin e Ballkanit Perëndimor i cili në mes të dhjetorit do të organizohet në Bruksel, në vijim të takimit të fundit që do të zhvillohet në Tiranë.

Procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm për shkak se është një platformë, ku partnerët e rajonit të punojnë më shumë për projektet, reformat, që do i përgatisin të hyjnë në BE. Samiti i Berlinit është një katalizator i BE, për të arritur marrëdhënie miqësore. Shqipëria meriton merita, si një nga vendet e para që ka marrë drejtimin dhe asgjë nuk ka ndodhur aksidentalisht. Procesi që do të fillojë nga presidentja Von der Leyen, do të jetë një copëz mjaft e rëndësishme e këtij “puzzle”. Objektivi i këtij plani është që të bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor në një treg të përbashkët para se të hyjnë në BE.

Është e rëndësishme që të vazhdohen me reformat. Reforma e drejtësisë ka sjellë kaq shumë në këtë vend, por edhe në rajon në përgjithësi. Progresi gradual drejt BE do të jetë, do të ndihmohet nga promovimi i disa përfitimeve që do të ndodhë me anëtarësimin në BE”, theksoi ai.

 

 

Etiketa: BallkaniSoreca

Lajme të lidhura

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Para
Senatorja amerikane: Serbia të bashkëpunojë për hetimin e sulmit

Senatorja amerikane: Serbia të bashkëpunojë për hetimin e sulmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

Vllaznia ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Është vetë klubi shkodran që e ka bërë të ditur...

Lexo më shumë
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbetgaranti girişJojobet