GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani: SHBA të kontrollojë Izraelin, që të shmangë luftën rajonale

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Irani: SHBA të kontrollojë Izraelin, që të shmangë luftën rajonale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA-ja “duhet të kontrollojë Izraelin” nëse dëshiron të shmangë një luftë rajonale, tha sot ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian nga Bejruti, ku ndodhet për një vizitë, duke shtuar se Irani dëshiron të garantojë sigurinë e Libanit.

“Amerika dëshiron të lejojë Izraelin të shkatërrojë Gazën dhe ky është një gabim serioz. Nëse amerikanët dëshirojnë të shmangin përhapjen e luftës në rajon, ata duhet të kontrollojnë Izraelin”, theksoi Amir Abdollahian teksa u foli gazetarëve.

“Nëse krimet izraelite nuk ndalen, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë,” paralajmëroi ai.

Megjithatë, ministri iranian theksoi se “siguria dhe paqja e Libanit janë të rëndësishme për ne”, pasi rriten shqetësimet se lëvizja libaneze Hezbollah, një aleate e Iranit, mund të hapë një front të ri kundër Izraelit.

Deklaratat e Amir Abdullahian erdhën pasi Izraeli duket se po përgatit një operacion në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të nisur nga Hamasi.

Ministri iranian foli dje të enjten në Bejrut, ku u takua me kreun e Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe kreun e qeverisë libaneze Najib Mikati.

Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja janë të shqetësuar se një front i dytë mund të hapet në Izraelin verior në kufirin me Libanin nëse Hezbollahu vendos të ndërhyjë në konflikt. 

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, përfshirja e lëvizjes libaneze nga Libani jugor ka qenë i kufizuar, me disa bombardime të pozicioneve izraelite në Izraelin verior në mbështetje të Hamasit.

Etiketa: IranikercenimiSHBA

Lajme të lidhura

Bllokimi i Aeroportit të Vlorës, Pacolli i shkruan Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh
Breaking Views

Bllokimi i Aeroportit të Vlorës, Pacolli i shkruan Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh

20:50 - 22/05/26
Dy mijë firma kundër shkarkimit të Meidanit si ambasador: Largimi është goditje e rëndë për studentët
Breaking Views

Dy mijë firma kundër shkarkimit të Meidanit si ambasador: Largimi është goditje e rëndë për studentët

20:36 - 22/05/26
Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave
Aktualitet

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave

19:25 - 22/05/26
Para
77 vjet më parë, Shqipëria u shpall kampione futbolli në Ballkan

77 vjet më parë, Shqipëria u shpall kampione futbolli në Ballkan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i Aeroportit të Vlorës, Pacolli i shkruan Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh
Breaking Views

Bllokimi i Aeroportit të Vlorës, Pacolli i shkruan Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh

20:50 - 22/05/26

Kompania zviceriane MABCO Constructions SA ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së...

Lexo më shumë
Dy mijë firma kundër shkarkimit të Meidanit si ambasador: Largimi është goditje e rëndë për studentët

Dy mijë firma kundër shkarkimit të Meidanit si ambasador: Largimi është goditje e rëndë për studentët

20:36 - 22/05/26
Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave

Zjarri në Panaja del jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt kodrave

19:25 - 22/05/26
Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par

Konfirmohet konferenca e 8-të Shqipëri–BE, gati hapat finalë për grupkapitullin e par

18:56 - 22/05/26
Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”

Komisioni Europian pranon letrën e Merz: Ukraina, anëtare e asociuar, Shqipëria “vëzhguese”

18:45 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com