GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Koçiu dhe Bala i falin 3 MLD lekë Nikolin Jakës për bukë e djathë tek “Sanatoriumi”

12:57 - 13/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Koçiu dhe Bala i falin 3 MLD lekë Nikolin Jakës për bukë e djathë tek “Sanatoriumi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoreshat dhe ministret janë vendosur në ato poste që të firmosin tenderët me peshë të madhe në favor të oligarkëve. Sidomos tek Shëndetësia, drejtueset veprojnë si kamikaze kundër ligjit, duke u dhënë dritë jeshile kontratave me shkelje që kënaqin klientët e favorizuar të qeverisë.

Kështu ka bërë edhe vartësja e ministres Koçiu, drejtoresha e “Sanatoriumit”, Silvana Bala. Kjo e fundit ka zhvilluar tenderin me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit. Super tenderi me një fond limit prej 3 miliardë lekësh sjell fitime me vaktet që duhet t’u jepen të sëmurëve. Por, tashmë e dimë që në raste të shpeshta të denoncuara në media, këto vakte përbëhen vetëm nga një fetë bukë e shoqëruar me 20 gram djathë të bardhë nga më i liri.

Ndërkohë shohim edhe nga tabela e produkteve që do të blihen, se do të ketë më shumë djathë, bukë, kripë dhe gjalpë. Miliarda lekë për këtë listë të varfër ushqimesh!

Ky tender ka marrë “Flamurin e kuq” nga monitoruesi Open Data, për shkak të riskut të lartë të korrupsionit.

Drejtoreshë Bala nuk ka zhvilluar një garë, por ia ka dhuruar kontratën firmës së vetme të paraqitur “SORI-AL” SHPK. Kjo kompani është në pronësi të oligarkut Nikolin Jaka. Firmë e njohur për tenderët abuzivë që përfiton nga sektori i Shëndetësisë. Sidomos për tenderit për larjet e çarçafëve në spitale nga të cilët mbush arkën dhe nuk bën shërbimin.

Kompania e kaluar në emër të gruas së Jakës, Alma Tafanit, “Sori-Al” ka përfituar kontratën menjëherë, sepse Bala e kishte të qartë fituesen qysh para se ta shpallte tenderin.

Nëse në projektet e tjera Jaka  mund të justifikohet duke thënë se firma e tij ka plotësuar kriteret, këtë herë nuk kishte asnjë konkurrent përballë.

Kjo kompani merr tenderë nga më të ndryshmit, nga gatimi, te lavanteria, madje edhe të pastrimit të territorit. Gjendja e spitalit të Tiranës tregon se çfarë shërbimi ofron kjo firmë.

Në 2022, drejtoresha e Spitalit Ushtarak, Edlira Bode i dha 1.1 milionë euro Alma Tafanit dhe Nikolin Jakës për pastrimin e spitalit me një tender të dyshimtë të zhvilluar me urgjencë dhe duke pranuar ofertën gati sa fondi limit.

Po ashtu, në tenderin 10 milionë euro të Spitalit “Nënë Tereza” Tiranë ka marrë pjesë vetëm firma “AGS”, ku administratore është Alma Tafani, bashkëshortja e Nikolin Jakës. Kjo firmë ka ofruar 99 % të fondit limit. Sipas dokumenteve të publikuara në datën 22 qershor 2023 në Agjencinë e Prokurimit Publik, është bërë shpallja e fituesit të tenderit me objekt “shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, me afat të marrëveshjes kuadër 48 muaj dhe me fond të marrëveshjes kuadër 1,084,945,722 lekë pa TVSH.

Ndërkohë, 7.4 miliardë lekë ka fituar për t’u çuar ushqimin të sëmurëve në QSUT kompania KPL, pas së cilës fshihet Nikolin Jaka dhe bashkëshortja. Skandali shpërtheu vitin e kaluar kur investigimet sollën pamje të ushqimi për të sëmurët që lihej në mëshirë të fatit te stolat e korridoreve të spitalit. E megjithatë, Jaka vazhdon të fitojë tenderët e Shëndetësisë me ndihmën e “jakave të bardha” që nuk kanë frikë nga SPAK-u

   ©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimalbana kociuNikolin Jakasilavana balatender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Droga në Gjegjan, Gjykata kërkon pezullim të 4 punonjësve të Policisë

Droga në Gjegjan, Gjykata kërkon pezullim të 4 punonjësve të Policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com