GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ish-ministri: Pse është nën hetim vetëm Ahmetaj dhe jo Veliaj?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-ministri: Pse është nën hetim vetëm Ahmetaj dhe jo Veliaj?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me marrjen të pandehur nga SPAK të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për atë që njihet si dosja “Buka”, privatizmi i ish-fabrikës së Bukës, ku tashmë ndodhet kompleksi ‘Emerald’ tek rruga “5 Maji” në Tiranë, në zonën e “Medresesë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se pse është marrë i pandehur vetëm Arben Ahmetaj dhe jo Erion Veliaj nga SPAK, pasi ai ka dhënë lejen për ndërtimin në atë truall.

Sipas tij, dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik.

Postimi i Manjanit

“Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti “Buka” në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!

D.m.th. nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik. 

Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.

Apo s’e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 “armiq” të tjerë të brendshëm në radhë para Tij… Ka rradhë puna!

Plus ndonjë që futet pa radhë…

Reformat kanë kosto…”

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Ky i fundit përfitoi aksionet e “Buka” sh.a., bazuar në një procedurë ankandi të zhvilluar nga ish-ministri Arben Ahmetaj në vitin 2015 dhe që u konstatua e paligjshme nga gjykata.

Lirim Fezollari po hetohet për veprat penale të pastrimit të parave dhe deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqesore. Hetimi ndaj Fezollarit është ende i hapur, në pritje të leter-porosive nga disa vende europiane, konfirmuan burime pranë akuzës.

Etiketa: Ylli Manjani

Lajme të lidhura

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon
Breaking Views

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!
Aktualitet

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Para
Ndeshja/ Balla takim me drejtuesit e Policisë dhe FSHF: Asnjë tolerim

Balla: Mirënjohje për 2300 punonjësit e policisë, meritojnë përgëzime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Temperatura të larta! Ja si pritet të jetë moti ditën e fundit të korrikut 2026
Aktualitet

Temperatura të larta! Ja si pritet të jetë moti ditën e fundit të korrikut 2026

07:42 - 31/07/26

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta gjatë ditës...

Lexo më shumë
Dinamo vazhdon rrugëtimin europian, shkatërron Aluminijn dhe siguron kualifikimin në Conference League

Dinamo vazhdon rrugëtimin europian, shkatërron Aluminijn dhe siguron kualifikimin në Conference League

07:32 - 31/07/26
Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26
Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com