GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria mes Arabisë dhe SHBA, ministri saudit telefonon Hasanin

11:35 - 14/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria mes Arabisë dhe SHBA, ministri saudit telefonon Hasanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta që ka shpërthyer në Rripin e Gazës bën sot një javë dhe pritet që rreth pasdites, Izraeli të nisë operacionet tokësore për të “spastruar” vendin nga terroristët e Hamasit. Civilëve u është kërkuar që dje që të largohen drejt jugut, për të minimizuar rrezikun.

E gjitha bota perëndimore është në krah të Izraelit dhe liderët evropianë e botërorë i kanë kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të shfarosë Hamasin – duke e cilësuar atë si ISIS- ndërsa kanë tërhequr vëmendjen për shmangien e viktimave civile të pafajshme.

Edhe Shqipëria është rreshtuar krah Izraelit që në orët e para të nisjes së sulmit të befasishëm të terroristëve të Hamas ndaj zonave kufitare.

Shtetet arabe përgjithësisht janë distancuar nga të dyja palët, edhe përse shumica e tyre janë kundër Izraelit, por në këtë luftë ato kërkojnë që të mos preken civilët. Mbretëria e Arabisë Saudite ka kërkuar që Izraeli dhe Gaza të pranojnë armëpushimin, por këto deklarata kanë rënë në vesh të shurdhër.

Amerika nga ana e saj ka dislokuar në Mesdhe një nga luftë-anijet e saj më të mëdha, si një mesazh se është me Izraelin dhe se shtetet armike me të, kryesisht Irani dhe Hezbollahët në Liban nuk duhet as ta çojnë ndër mend të përfshihen në konflikt, sepse përgjigja do të jetë e menjëhershme.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Ausitin zbarkuan në Izrael njëri pas tjetrit dhe u takuan me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Ata riafirmuan mbështetjen e Amerikës dhe siguruan se do të dërgojnë municione për luftë.

Shqipëria, mes zjarrit arab dhe amerikan

Shqipëria si anëtare  jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit është në një pozitë të vështirë me luftën në Izrael. Perëndimi dhe të gjithë aleatët ndërkombëtar të vendit janë pro vendit hebre, ndërsa shtetet arabe sigurisht janë me Palestinën për shkak të konfliktit që në gjenezën e shtetit të Izraelit, por janë distancuar nga terroristët e Hamsit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga aleatët më strategjik të Shqipërisë, kërkojnë që Hamasi të marrë përgjigjen e merituar, ndërsa Mbretëria e Arabisë Saudite kërkon armëpushim. Edhe me këtë të dytën, Shqipëria ka raporte të mira të cilat janë ngritur në nivele më të larta gjatë viteve të fundit.

Për shkak të luftës në Izrael, Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah raportohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.

Newsbomb.al mëson se gjatë bisedës telefonike, të dy palët diskutuan zhvillimet në Gaza dhe rrethinat e saj, si dhe përpjekjet ndërkombëtare të bëra për adresimin e tyre, duke theksuar refuzimin e shënjestrimit të civilëve në çdo formë dhe nevojën që të gjitha palët të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Princi Faisal i ka kërkuar shefit të diplomacisë shqiptare, që vendi ynë, në sajë të rolit si një anëtar jo i përhershme i Këshillit të Sigurimit, të punojë për të siguruar që Këshilli të përmbushë përgjegjësinë e tij për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke nxitur për një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe heqjen e rrethimit në Gaza.

Ashtu siç theksuam më sipër, Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite ka theksuar gjatë bisedës rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Këshillit në lidhje me çështjen palestineze, veçanërisht Rezolutat 242 (1967), 338 (1873), 1515 (2003) dhe 2334 (2016), për të vendosur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze, në përputhje me referencat përkatëse ndërkombëtare.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga Arabia Saudite, Shqipëria e ka përcaktuar qartë rolin dhe qëndrimin e saj duke dënuar ashpër sulmin terrorist të Hamasit ndaj territorit të Izraelit dhe të drejtën e vendit për të mbrojtur veten. Shqipëria, ka theksuar ministri Igli Hasani, qëndron e vendosur kundër terrorizmit./ Newsbomb.al

Etiketa: Igli HasaniKryesore1ministri saudit

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Tregtonte mallra kontrabandë, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Tregtonte mallra kontrabandë, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com