GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afgani i plagosur në Malësi të Madhe: Na sulmoi një grup shqiptar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Afgani i plagosur në Malësi të Madhe: Na sulmoi një grup shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një shtetasi nga Afganistani, ngjarje që ndodhi pasditen e 14 tetorit në Malësinë e Madhe.

Deri tani janë shoqëruar 8 persona që po merren në pyetje për këtë ngjarja.

Plagosja ndodhi në fshatin Fermë, në afërsi të shinave të trenit kur katër shtetas afgan janë sulmuar nga një grup personash shqiptar. Nga ky konflikt mes tyre njëri prej afganëve, shtetasi me inicialet A.Z, 17 vjeç është plagosur me armë zjarri. 17-vjeçari menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht katër afganët e kanë patur të vështirë të komunikojnë me policinë vendore të Shkodrës për shkak se nuk dinin asnjë gjuhë të huaj përveç gjuhës së tyre. Pas gjetjes së një përkthyesi, të rinjtë kanë deklaruar se janë sulmuar nga një grup shtetasish nga Shqipëria.

I plagosuri dhe tre shokët e tij mësohet se janë emigrant ilegalë të cilët po tentonin që të kalonin në mënyrë të parregullt nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe më pas me destinacion shtetet e Bashkimit Europian.

Në këtë mënyrë kalimin e tyre e kanë marrë përsipër disa shtetas shqiptar të cilët dyshohet se nuk janë kuptuar shumë mirë për paratë që duhet të paguanin afganët dhe në këtë mënyrë i kanë sulmuar duke bërë që njëri prej tyre të mbesë i plagosur.

Policia e Malësisë së Madhe dhe e Shkodrës mbërritën në vendngjarje duke nisur menjëherë hetimet. Në këtë mënyrë deri më tani është bërë shoqërimi i tetë personave, dëshmitarë dhe mes të cilëve edhe të dyshuar si autor të plagosjes së 17-vjeçarit nga Afganistani.

Etiketa: afganShqiptarsulm

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
Shqipëri-Çeki/ Shitën 60 bileta deri 400 euro çmimin, arrestohen 2 persona

Falsifikuan biletat Shqipëri-Çeki, lirohen dy të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Lexo më shumë
Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

Rrahman Kasa: Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë

19:08 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş