GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi i kërkon AMA të vazhdojë monitorimet e mediave audiovizive, portuale dhe ekonomisë dixhitale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i kërkon AMA të vazhdojë monitorimet e mediave audiovizive, portuale dhe ekonomisë dixhitale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetit të Konkurrencës i është kërkuar që brenda këtij viti të paraqiten amendimet e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Kjo është të paktën një nga shtatë detyrat që ka lënë Kuvendi i Shqipërisë për këtë institucion. Duke vlerësuar disa masa të marra në vitin e kaluar për tregjet që janë vënë nën hetim apo monitorim, Kuvendi ka kërkuar që të vazhdojë e njëjta praktikë edhe në këtë vit.

Sipas projektrezolutës në pikën një thuhet se Autoriteti i Konkurrencës duhet që të vazhdojë monitorimet, hetimet dhe analizat në tregjet sensitive dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për mirëqenien e konsumatorit, por edhe për tregjet e tjera referuar praktikave të ngjashme të vendeve të BE-së si tregu i medias audiovizive, shërbimeve portuale dhe sektori i ekonomisë dixhitale.

Po kështu Konkurrencës i është kërkuar që të zgjerojë më tej ndërhyrjen në procesin ligjbërës duke mos u fokusuar në vlerësimin e projektit të një propozimi të ri ligjor por edhe në vlerësimin e legjislacionit ekzistues me qëllim evidentimin e pasojave të padëshirueshme që mund të ketë pasur një ligj, duke harmonizuar këtë ndërhyrje në nivel kombëtar dhe vendor.

Një tjetër detyrë është edhe ajo e organizimit të më shumë trajnimeve/seminareve në fushën e prokurimit publik për autoritet kontraktuese dhe për bashkësinë e biznesit në mënyrë që të udhëzohet drejt hartimi optimal të procedurave të prokurimit publik, për të shmangur marrëveshjen e fshehtë dhe bid rigging (kur ofertuesit bien dakord paraprakisht pwr tw nxjerrw njw ofertw fituese duke minuar konkurrencwn) dhe të rritet ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e konkurrencës në prokurimin publik.

Konkurrencës i është kërkuar të krijojë mekanizma efektivë konsultimi me bizneset dhe partnerët socialë për të siguruar transparencë dhe parashikueshmëri të masave mbështetëse dhe legjislacionit në fushën e konkurrencës.

Në fund është rekomanduar edhe që Autoriteti të rrisë përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës së konkurrencës me fokus të veçantë botën akademike, me synimin që të sigurojë një gjeneratë profesionistësh, të cilët do të jenë të formuar në fushën e ligjit dhe të ekonomisë së konkurrencës dhe të pajisur me dije për të trajtuar politikat e konkurrencës dhe çështje të rregullim.

Etiketa: amaekonomi dixhitaleKuvendimedia audiovizivemonitorime

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Blendi Gonxhja: Më 31 maj rihapet kolaudimi; sqaron qytetarët për detajet

Blendi Gonxhja: Më 31 maj rihapet kolaudimi; sqaron qytetarët për detajet

TË FUNDIT

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, që...

Lexo më shumë
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com