GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Von der Leyen: Shqipëria po ecën me sukses drejt BE. Rama: Nuk janë vetëm fjalë të mira…

18:26 - 15/10/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Von der Leyen: Shqipëria po ecën me sukses drejt BE. Rama: Nuk janë vetëm fjalë të mira…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, Kryeministri Edi Rama, e konsideroi një ogur të mirë faktin se zyrtarja më e lartë e BE-së erdhi e para në Shqipëri, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit.

“Sot ne jemi këtu me Presidentin Von Der Leyen, në vigjilje të një Samiti tjetër në Tiranë, i pari i Procesit të Berlinit organizuar jashtë kufijve të BE.

Kjo na bën krenar dhe na jep mundësinë të shprehim kënaqësinë dhe të shfaqim mikpritjen shqiptare e cila besoj se po të kishte një konkurs në Europë, do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë.

Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg vendit të parë, por që na duhet shumë përpjekje për të hyrë në perimetrin re standardeve dhe cilësisë së jetës së BE.

Presidentja ka ardhur e para nga të gjithë liderët që do të vijnë më vonë apo nesër, edhe sepse e ka çelur këtë moment kaq të rëndësishëm për ne, me çeljen e rrugës për të gjithë vajzat dhe djemtë në Shqipëri dhe rajon, që dëshirojnë të kryejnë studime të thelluara eruopiane, që do mund ta bëjnë në Kolegjin e Europës në Tiranë. Ai do jetë i dytë i Europës jashtë Belgjikës, pas atij që Komisioni vendosi të hapë në Poloni, për të mbështetur valën e parë të zgjerimit të Europës.

Më vjen mirë që nga Presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces, sikundër dua t’u siguroj se nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira. Çka e bën më të rëndësishme fjalën e mirë.

Kemi folur edhe për situatën në rajon, për domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët të vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar kapacitetet e procesit të Berlinit. Kemi folur dhe për risinë e samitit të procesit të Berlinit, që ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri, që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor, që të ecin më shpejt në drejtim të BE”, tha Rama.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE, por shtoi se po ashtu është nevoja edhe për disa reforma.

“Shqipëria  po ecën me suksese drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që ju të bëheni pjesë  e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screening. Objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave.

Mesazhi i dytë është që po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe të formojmë bashkëpunimin në tregti. Kemi nisur me investimin prej 30 miliard euro. Një ndër to është hidrocentrali i Fierzës.  Në mund të arrimë shumë së bashku.

Sot dua të përqendrohem te plani i ri për BE-në. Ku plani ka potencialin për të rritur ekonominë e vendit tuaj. Për këtë janë të nevojshme reformat që do të shoqërohen me invcestime. Kjo do të shoqërohet edhe nga financimet.

Mesazhi i tretë, investimet tona do kenë të njëjtën kapacitet sa puna që do bëni ju.”, u shpreh ajo.

Etiketa: Kryesore1RamaShqiperiaUrsula von der Leyen

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë
Uncategorized

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Para
Tensionet Kosovë-Serbi, çfarë pritet nga Samiti i Tiranës?  Reagon Rama dhe von der Leyen

Tensionet Kosovë-Serbi, çfarë pritet nga Samiti i Tiranës? Reagon Rama dhe von der Leyen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com