GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“E meritojmë kualifikimin”, Strakosha zbulon diferencën e Sylvinhons

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“E meritojmë kualifikimin”, Strakosha zbulon diferencën e Sylvinhons
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portieri i kombëtares, Tomas Strakosha foli në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore së të martës ndaj Bullgarisë. Gardiani kuqezi theksoi se është i lumtur për debutimin në Premier League ndërsa shtoi se sa i takon vendit në kombëtare, është trajneri Sylvinho që vendos.

Debutimi në Premier League, alternimi me Berishën, si ndihesh? “Jam krenar për debutimin në Premier League, në kombëtare mendon trajneri, kushdo duhet të jetë gati dhe të ndihmojë skuadrën për të arritur objektivin. Futemi gjithnjë për të fituar, çdo ndeshje është e rëndësishme për të krijuar një skuadër solide dhe është e rëndësishme të kenë minuta ata që luajnë më pak për t’ju ndjerë të rëndësishëm.

Për mua është gjëja më e bukur të luaj në Premier League, jam i lumtur. Besoj se kam cilësitë për të luajtur, objektivi tjetër është të luaj në Europian.

Jemi të lumtur, grupi është shumë pozitiv kjo është ajo që na ka munguar këto vite. E meritojmë kualifikimin duke arritur edhe vendin e parë, jemi të bashkuar dhe ndaj vijnë edhe rezultatet. Lojtarët nuk ndryshojnë shpesh tani dhe në kombëtare nuk ke kohë për të krijuar grupin, kjo na ka munguar me Rejën dhe Panuccin. Kjo është meritë e trajnerit, jemi afër njëri-tjetrit dhe kjo duket edhe në fushë”.

Hera e parë në Europian? “Nuk e kisha menduar, tani e mendojmë të gjithë do të jetë e bukur. Shumë lojtarë luajnë në skuadra të mëdha me shumë eksperiencë, e kemi ekipin për të marrë edhe më shumë nga hera e fundit në Europian”.

Stoli te Brentford ju penalizon për Europianin? “Nuk vendos unë, ka edhe 6-7 muaj për në Europian, tani gjërat ndoshta ndryshojnë, jam i lumtur që jam në kombëtare, e rëndësishme të jem mirë me shëndet dhe pastaj nuk i dihet se çfarë ndodh”.

Çfarë prisni nga Bullgaria? “Presim një ekip të organizuar mbrapa dhe që do të provojë në goditjet standarte. Jemi të gatshëm për të provuar veten.

Lojtarët që kemi në ekip nuk i ndryshoj as me lojtarët më të fortë. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne”.

Etiketa: euro2024kombetarestrakosha

Lajme të lidhura

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Sport

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
Para
Brnabiç refuzoi foton familjare të Samitit, Baton Haxhiu: Guxim i madh nga…

Brnabiç refuzoi foton familjare të Samitit, Baton Haxhiu: Guxim i madh nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për...

Lexo më shumë
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com