GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bregu: Për tu anëtarësuar në BE, Shqipërisë do i duhen 125 vjet

21:26 - 16/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bregu: Për tu anëtarësuar në BE, Shqipërisë do i duhen 125 vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Nëse Kroacisë iu deshën 6 vjet plus 2 për të bërë anëtarësimin e plotë, sot vendeve tona, konkretisht Shqipërisë, në rast se procesi do të vijojë me të njëjtat ritme që është sot do t’i duhen 125 vjet. Kjo do të thotë se është një jetë, breza të tërë.

Ne që kishim ëndrrat më të mëdha, kishim imazhin më shumë ngjyra sa i përket pjesës së anëtarësimit, që ishim më shumë europianist se të tjerët para nesh, gjithmonë me dashuri të madhe për Europën.

Jemi edhe sot e kësaj dite, dhe pavarësisht se jemi më shumë europianist jemi edhe më shumë kritikë, sepse jemi rritur të gjithë në këtë fazë të ndryshimeve”.

Kështu u shpreh ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila prej disa vitesh mban funksionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Sipas saj, tashmë ka ndryshuar koha e negocimit për të qenë një vend anëtar.

Në intervistën për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ajo theksoi se zhvillimet që janë ndërmarrë drejt anëtarësimit janë të ndryshme, një pjesë e të cilave prej fajit tonë.

“Kemi ndryshuar të dyja palët, në 15 vitet e fundit BE ka kaluar nëpër një rreth ciklik krizash, gjë që herë pas herë i bëri të mendojnë më shumë për veten, që mbase mund të quhet egoiste, por nga ana tjetër edhe e kuptueshme, sepse në fund të ditës kur të kërcënohet bashkësia jote e parë, e ke më të vështirë për të menduar se si mund të përballosh zgjerimin e kësaj bashkësie. Si një familje europiane që gjithmonë u kërcënua me kriza të njëpasnjëshme.

Kemi ndryshuar edhe ne sepse në fillim, në ëndrrën dhe rrugëtimin tonë drejt Europës, ishim gati gati nën presionin duke ndërtuar një histori që ishte më shumë imagjinare, si ne e mendonim bashkimin me Europën, por që pak njihnim çarë detyrimesh do të sillte ky proces. Dhe sigurisht që kemi ndryshuar shpesh herë edhe për shkak se në momentet që Europa prezantonte një strategji apo kërkesë më të madhe llogarie e kishim të vështirë për t’u qasur drejt plotësimit të atij standardi të ri të kërkuar. Të gjithë kanë ndryshuar, edhe shoqëritë e vendeve anëtare të BE nuk janë më statike, ky nuk është një proces statik, çdo gjë ka ndryshuar me premtimin e para 20 viteve të samitit të Selanikut, dhe prej asaj dite i vetmi vend që arriti të jetë vend anëtar i BE nga Ballkani, është Kroacia.

Shqipëria nuk është ajo që ishte para 20 apo 25 viteve, kemi elementë, platforma, forume, ku jemi pjesë e një vendimmarrje të përbashkët, sikurse është NATO dhe ku Shqipëria nuk është më Shqipëria e kohës, kur ne na njihnin për imazhin që e bartnim nga historia. Po kështu edhe vende të tjera të rajonit. Ne nuk jemi atje ku ishim para 20 e sa vitesh. Sot shqiptarët janë pavarësisht se të ndarë në 4 shtete se këto janë gardhet që na u caktuan nga Kongresi i Berlinit, apo konferenca e Londrës, janë një komb që janë pjesë përbërëse.

Ne të gjithë së bashku si komb sot, aq sa jemi të ndarë në 4 shtete në rajon jemi një zë shumë më i fuqishëm dhe kemi tjetër imazh edhe në BE. Pastaj pjesa se si jemi qasur dhe zhvillimet që kemi drejt anëtarësimit në BE, janë të ndryshme. Diku për fajin tonë, diku për vonesat tona që ia kemi shkaktuar vetes, diku edhe mbase kemi qenë më shumë vetë ngacmues me njëri tjetrin, por diku edhe sepse jemi pak më vonë se vendet e tjera në këtë cikël historik“, theksoi Bregu.

Etiketa: anetaresimbregudeklarataKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Policia ekzekuton urdhër-arrestet për disa zyrtarë (EMRAT)

Policia ekzekuton urdhër-arrestet për disa zyrtarë (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com