GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Të pandalshëm, Laçi dhe “perla” e Muçit “gjunjëzojnë” Bullgarinë

20:08 - 17/10/23
në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Të pandalshëm, Laçi dhe “perla” e Muçit “gjunjëzojnë” Bullgarinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti sot një miqësore të rëndësishme ndaj Bullgarisë

Kanë qenë 90 minuta të dominuara totalisht nga kuqezinjtë tanë, ku patën edhe disa raste të rrezikshme në portën e bullgarëve.

Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0. Nga një gol për çdo pjesë i mjaftoi kuqezinjëve për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

Në pjesën e parë, ishte mesfushori Qazim Laçi që shënoi pas një aksioni mjaft të bukur të kombëtares. Në fraksionin e dytë të lojës, 8 minuta nga fundi, Ernest Muçi lëshoi një predhë nga distanca duke mposhtur portierin dhe duke shënuar golin e dytë.

Trajneri Sylvinho në këtë sfidë bëri rotacion, duke i dhënë mundëi edhe lojtarëve që kanë pasur pak minuta që të aktivizohen.

Air Albania ishte edhe këtë herë e mbushur plot, me tifozët kuqezi që nuk i lënë asnjëherë vetëm luftëtarët e kombëtares.

94′ – Mbyllet sfida! Shqipëria fiton 2-0 përballë Bullgarisë.

91’ – Sulmuesi bullgari u gjet i vetëm përballë Strakoshës, por nuk përfitoi dot të shënonte.

90 ‘ – 4 minuta shtesë

89’ – Largohet nga fusha e lojës Kristjan Asllani. Futet Ramadani.

85’ – Zëvendësim për Bullgarinë. Largohet Gruev, futet Kraev.

85’ – Kundërsulm i Shqipërisë pas një kombinimi të bukur. Muja tenton goditje por bllokohet. Goditje këndi për Shqipërinë.

80’ – Gooooool! Ernest Muçi shënon një super gol! 2-0 rezultati për Shqipërinë.

79’ – Rrezikshëm Shqipëria. Topi i Mujës shkon në krahun tjetër. Uzuni nuk përfiton që të japë një kros.

77’ – Largohet Lukas Petkov, në fushë futet Ivanov.

70’ – Bullgarët tentojnë të jenë më të rrezikshëm, por Shqipëria mbyll mirë në mbrojtje.

64’ – Largohet Marin Petkov. Në fushën e lojës Galchev.

60’ – Largohet nga fusha e lojës autori i golit Qazim Laçi. Futet në fushën e lojës, Klaus Gjasula.

59’- Laçi humb një top në një zonë të rrezikshme, por e rifiton sërish. Duartrokitje në nga tifozët.

57’ – Lukas Petkov tenton goditjen. Bllokon Veseli.

53’ – Debuton edhe Marvin Çuni. Largohet Asani.

53’ – Mundësi e artë për Bullgarinë, por nuk përfiton Ivanov pas një humbje vigjilence nga kombëtarja shqiptare.

49’ – Tension mes Asanit dhe Petkov. Të dy futbollistët marrin nga një karton të verdhë.

49’ – Lukas Petkov godet fort nga jashtë zone. Topi lart kuadratit të portës.

45’ – Nis pjesa e dytë. Topin e parë e luajnë kuqezinjtë. Pjesa e dytë nisi me dy ndryshime në kombëtaren shqiptare. Veseli zëvendëson Ajetin. Zëvendësim edhe për Bajramin, futet në fushën e lojës Muja. Ndryshime edhe për Bullgarinë. Turitsov largohet për Popov. Vetëm 45 minuta edhe për Rusev. Futet në fushën e lojës Ivanov.

Përfundon me rezultatin 1-0 pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Bullgari. Goli u shënua nga mesfushori Qazim Laçi. Ndeshje përgjithësisht nën kontrollin e kuqezinjve të cilët qarkulluan më shumë topin, por edhe e kërkuan më shumë golin.

48′ – Përfundon pjesa e parë shqipëri-Bullgari.

45’ – 3 minuta shtesë.

41’ – Gooooool! Shënon Qazim Laçi! Shqipëria në avantazh ndaj Bullgarisë. Ishte një aksion shumë i bukur i kuqezinjve. Mitaj futi një top të bukur për Uzunin. Ky i fundit dha një top për Asanin në shtyllën e dytë. Goditja e sulmuesit u bllokua nga mbrojtësi, por i vëmendshëm Laçi që gjeti topin dhe e goditi në rrjetë.

36’ – Delev lë fushën e lojës me barelë. Shkak u bë ndërhyrja me Ajetin. Futet në fushën e lojës Martin Minchev.

32’ –  Moment i mirë për kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë fitojnë topin pas një gabimi të portierit Mitov. Fillimisht kërkoi goditjen Laçi që u bllokua nga mbrojtësit. Por topi shkoi në këmbët e Ernest Muçit. Ky i fundit goditi drejt portës, por i gatshëm portieri bullgar.

29’ – Qarkullojnë topin kuqezinjtë. Gjithçka në barazim deri më tani.

23’ – Ivan Balliu merr bukur krahun. Fut një top në zonë, por asnjë prej lojtarëve të tjerë nuk gjendet aty dhe nuk përfitojnë nga ky rast i mirë.

21’ – Despodov godet fort nga e majta. Në pozicionin e duhur Strakosha.

17’ – Shqipëria fiton një tjetër goditje këndi, e katërta deri më tani, por nuk shfrytëzohet si duhet.

16’ – Top shumë i bukur i Mario Mitajt për Nedim Bajramin. Ky i fundit fiton me zgjuarsi një goditje këndi.

13’ – Luftohet fort në gjysmëfushën e Bullgarisë. Shqipëria e qarkullon mirë topin. Asani fiton një faull që mund të kthehet një goditje e rrezikshme në favorin tonë. Goditja e Asanit largohet nga lojtarët bullgarë. Megjithatë arbitri anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

8’ – Ajeti godet me kokë një kros nga goditja e këndit, por i gatshëm portieri bullgar.

5’ – Të qetë shfaqen lojtarët e kombëtares. Ata mbajnë kontrollin e topit dhe përpiqen të gjejnë të papërgatitur kundërshtarët.

0′ – Nis miqësorja Shqipëri-Bullgari.

Etiketa: Kryesore1LaciMuci

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Gjallë apo vdekur? Misteri i shqiptarit në Hungari. Detajet mbi…

Gjallë apo vdekur? Misteri i shqiptarit në Hungari. Detajet mbi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com