GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Gëzimi i Ramës është vetëm ligësia

13:02 - 18/10/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha për takimet e Ramës në Ballkan: Turi i vetposhtërimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në Tiranë, ku u zhvillua samiti i Procesit të Berlinit dhe vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sipas Berishës, Albin Kurti i mori Ramës edhe Samitin edhe vizitën e Macron dhe vëmendja më shumë ishte tek kryeministri i Kosovës, se sa tek Edi Rama.

Reagimi

Gëzimi i të ligut është ligësia e tij!

Kurti i mori Ramës Samitin, por edhe vizitën e Presidentit Macron.

Miq, caktimi i Tiranës si kryeqyteti ku do mbahej Samiti i BE për nismën e Berlinit ishte ngjarja e cila që në fillim i ktheu Edi Ramës gëzimin në ligësi.

Me urdhër të padronit të tij ai nisi menjëherë veprimet të gjitha antishqiptare madje edhe dy ditë para mbledhjes së Samitit vetëm e vetëm që Kurti të sanksionohej nga BE dhe të mos pranohej në Samit, ose ai vetë për shkak të provokimeve të ulta të Ramës të refuzonte ardhjen në Tiranë.

Të gjitha këto si kusht për ardhjen e  padroni të Ramës, Vuçiç në Samit. Por sipas një ligji të pashkruar që thotë se të ligut gëzimi i kthehet në ligësi edhe Ramës gëzimi i Samitit se do të dërmonte Kurtin ju kthye në ligësi.

Në fakt Kurti jo vetëm erdhi dhe mori vetë vëmendje mediatike disa herë më të madhe se Rama.

Me praninë e tij në samit ai i la Ramës lajmin e refuzimit të pjatës së baltës me portretin e tij që Rama kishte përgatitur dhuratë te personalizuar për pjesëmarrësit si në sulltanatet e largëta të globit, kurse vetë me sfidën që i bëri me ardhjen duke e shumëzuar me zero Ramën dhe me takimet politike të nivelit më të lartë që pati e komentet e panumërta rreth tij e errësoi fatalisht të ligun e Samitit.

Ndaj dhe Ramës gëzimi për Samitin se do të asgjësonte Kurtin për llogari të Beogradit i mbeti thjesht një ligësi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me vizitën e parë të Presidentit të Francës Emanuel Macron në Shqipëri.

Pas lajmit që kjo ishte vizita e parë e një Presidenti francez në Shqipëri lajmi i dytë më i rëndësishëm i vizitës ishte drithërimi nga gëzimi i Edi Ramës nga deklarata e Presidentit Macron se vendi i tij do bllokonte vizat për Kosovën, sipas disave kurse sipas të tjerëve deklarata nuk ishte e tillë.

Por gëzimi i papërmbajtur i Ramës nga kjo dhe përshëndetja e Vuçiçit nga Kina e kësaj deklarate e  heroizoi edhe më shumë Kurtin në sytë e shqiptarëve si viktimë e kurtheve të Tiranës dhe Beogradit. Kështu kryeministri i Kosovës u bë përsëri personazh kryesor në këtë vizitë në media pa qenë fare i pranishëm duke kthyer Ramës përsëri gëzimin e vizitës në ligësi dhe vello turpi para kombit shqiptar.

 

Etiketa: berishaKryesore1ligesiRama

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Mblidhet grupi i Partisë Socialiste, çfarë kërkoi Rama nga deputetët

Mblidhet grupi i Partisë Socialiste, çfarë kërkoi Rama nga deputetët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com