GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blendi Gonxhja: Më 31 maj rihapet kolaudimi; sqaron qytetarët për detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Blendi Gonxhja: Më 31 maj rihapet kolaudimi; sqaron qytetarët për detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i ftuar në “News 24” ka sqaruar qytetarët në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve.

Gonxhja theksoi se më datë 31 maj do të rihapet kolaudimi, kurse shtoi se çdo certifikatë e skaduar, favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.

“Ne po trajnohemi nga specialistët e pajisjeve. Ne punojmë me pajisje kompjuterike të reja. Ky është një shërbim që do të rregullohet aty ku duhet. Do bëjmë shtesë shërbimi në Durrës dhe në Tiranë.  Kontrolli teknik i automjeteve do bëhet në fund të muajit. Më 31 maj do rihapet kolaudimi.  Disa sektorë, që kanë lidhje edhe me transportin, përfshirë turizmin, janë në krizë, edhe për shkak të pandemisë. Ne kemi nisur punën, që në fund të verës të të ofrojmë shërbim optimal. Kolaudimi nis me automjetet e transportit të mallrave. Duhen paguar taksat në kohë. Keni udhëzime pranë uebit të DPSHTRR. Çdo certifikatë e skaduar, dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur, presupozohet se nuk ka qenë faji i qytetarit dhe favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj. Edhe nëse ka marrë vulë për 1 muaj, disa muaj, ai përfiton 12 muaj mbi datën e skadencës që ka në mjet”, tha Gonxhja.

Blendi Gonxhja nënvizoi se shumica e aksidenteve rrugore vijnë nga manovrat e gabuara në rrugë.

“Personi që ka blerë një automjet të ri do të njoftohet sipas udhëzimeve që do dalin. Ai do të rezervojë online. Deri në ditën që do ketë rezervimin, ai mund të lëvizë, e ne do jemi në kontakt me Policinë e Shtetit, për lëvizjet. Për automjetet, çdo gjë është e lidhur me shtetin tonë. Ne duam ta fillojmë nga vetë shteti, të licensuarit, nga të vetë policisë ta themi, të organeve publike, që kanë flota të mëdha, sepse problemet më të mëdha janë në këto kategori e ne duam të japim vetë të parët shembullin. Kontrollet do të jenë më të shumta.

Ne na rezulton se shumica e aksidenteve vjen nga manovrat, papërgjegjësitë deri diku të vullnetshme e kryesisht moshat e mëdha, në përgjithësi njerëz që kanë pakujdesi në rrugë. Ky është një moment tranzitor, që duhet të ketë të bëjë me kulturën tonë automobilistike. Ju bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë, edhe naftën e keqe. Një disiplinë më e madhe shton të ardhurat tona”, përmbylli Gonxhja.

Etiketa: Blendi Gonxhjakoaludimi

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Zbulohen detaje nga mbledhja e kryeministrit me 12 rektorët e universiteteve

Zbulohen detaje nga mbledhja e kryeministrit me 12 rektorët e universiteteve

TË FUNDIT

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku do të...

Lexo më shumë
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com