GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në vendet e Europës çmimet po ulen, në Shqipëri vetëm rriten

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreziku i nëndheshëm i çmimeve: Inflacioni vjetor në rënie, por me rritje mujore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas luftës në Ukrainë, vendet e Bashkimit Europian u përballën me rritje të inflacionit, në nivele rekord.

Inflacioni mesatar në BE ishte 9.2% vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri, çmimet u rritën mesatarisht me 6.7% vitin e kaluar.  Me zbutjen e efekteve të luftës në Europë, çmimet po bien me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Në muajin shtator, inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat në vendin tonë shënoi 4.9%, një nivel i njëjtë si në BE.

Ndërsa në muajin shkurt, inflacioni i harmonizuar në Shqipëri ishte 6.8%, ndërsa në BE, 9.9%. Në muajt në vijim, çmimet në vendet e BE-së u ulën me shpejtësi, ndërsa në Shqipëri, tkurrja ishte shumë më e ngadaltë, çka bëri që në shtator, treguesit të barazohen.

Rritja e çmimeve në Shqipëri po bëhet e qëndrueshme, pasi përbërësi kryesor i inflacionit janë çmimet e ushqimeve, ndërsa në Europë, rritja e çmimeve u shkaktua nga energjia. Në anën tjetër, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të totalit për ushqime, nga 13% që ëhstë mesatarja e Bashkimit Europian.

Matjet që burojnë nga metoda e Eurostat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 8,4% në vend vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,5%, “Shërbimi arsimor” me 4,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,6%, “Komunikimi” me 1,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%.  Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,9%.

Në muajin shtator, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 3,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, Transporti” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%.

Nga vendet e BE, rritja më e madhe e çmimeve ishte në Hungari me 12% në shtator, e ndjekur nga Rumania dhe Sllovakia me rreth 8% secila. Në krahun tjetër Holanda kishte inflacion afër zeros në shtator, e ndjekur nga Danimarka dhe Belgjika të ciklat kishin inflacion më pak se 1%.

Në Shqipëri grupi i ushqimeve përgjatë gjithë vitit u rrit me ritme dy herë më të larta se mesatarja e çmimeve.

Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, e kombinuar me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimaterike kanë krijuar kushtet për normalitet të  ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale. Operatorët që nga prodhimi, tregtia dhe eksporti pohojnë se çmimet e perimeve, zarzavateve, frutave, produkteve blegtorale të bulmetit, mishit etj nuk do të njohin kthim pas, përkundrazi të dhënat tregojnë për një rritje të mëtejshme.

Edhe treguesi normal i inflacionit, rezultoi me rritje në shtator, në 4.1, nga 4% në gusht./Monitor

Etiketa: CmimeShqiperi

Lajme të lidhura

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit
Aktualitet

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Para
Video/ Vis Pupës i ndodh e papritura në provat e DWTS

Video/ Vis Pupës i ndodh e papritura në provat e DWTS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26

Nga Michael Rubin – Washington Examiner   Me mijëra të vdekur në përshkallëzimin e fundit të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit...

Lexo më shumë
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26
Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com