GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha paralajmëron nisjen e betejës me Ramën: I ka bërë gabim llogaritë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha paralajmëron nisjen e betejës me Ramën: I ka bërë gabim llogaritë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar, duke theksuar se se nipi i Spiro Kolekës dhe i biri i xhelatit i ka bërë llogaritë gabim kundër pluralizmit.

Berisha tha se opozita defakto është e përjashtuar nga Parlamenti, ndërsa akuzoi Edi Ramën se me vendimet antikushtetuese ka marrë përsipër të emërojë bashkëkryetarin e opozitës.

“Opozita do të fillojë betejën brenda parlamentit dhe do ta vazhdojnë absolutisht në çdo skaj të këtij vendi”, tha Berisha.

Deklaratat Berisha i bëri pas seancës së posaçme ku foli presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

I pyetur nga gazetarët për situatën ku ndodhet opozita pas vendimit të Edi Ramës për ti përcaktuar bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore, Berisha tha se ai do të marrë përgjigjen në çdo seancë.

Pyetje: Ju thatë, sot erdhëm në respekt të presidentit. Mos do të thotë kjo që opozita nga nesër do të fillojë bojkotin, apo do të jetë një grevë urie siç kanë propozuar disa deputetë të PD.

Sali Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë, edhe në parlament edhe kudo. Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës, dhe jo atë që zgjedh opozita vetë me deputetët e saj. Ti emërojë dhe ti rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës. Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon asnjë komision tjetër, pasi ai e di shumë mirë se çdo komision që do të bëhet shkon tek ai dhe familjarët dhe klani i tij. këto i ka të qarta. Ndaj dhe opozita do të fillojë qëndresën e saj, në parlament me të gjitha mjetet e mundshme civile, dhe do të përshkallëzojë këtë. Armiqësisë së Edi Ramës do ti përgjigjet në mënyrën më të merituar.

Pyetje: Do të bllokoni kuvendin, cili do të jetë aksioni i opozitës?

Sali Berisha: Unë mendoj se ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk e duan këtë qeveri.

Pyetje: Po për protestat e paralajmëruar z. Berisha, se ju keni kohë që flisni se do të bëni protesta.

Sali Berisha: Çdo gjë është në rendin e ditës.

Pyetje: Do të kemi një datë …

Sali Berisha: Datë do të kemi, kur ta shpallim, por problemi qëndron këtu, pse fillon kjo në parlament. Sepse deputetët faktikisht defakto nuk janë më deputetë opozite, për arsye se të drejtat e tyre kushtetuese u konfiskuan nga Edi Rama. Ata do të fillojnë betejën brenda parlamentit dhe do ta vazhdojnë absolutisht në çdo skaj të këtij vendi.

Pyetje: Ju jeni kundër bojkotit, por i keni provuar të gjitha këto metoda, protesta, çfarë ka ngelur?

Sali Berisha: Jo nuk janë provuar. Ato që kemi bërë ne kanë qenë vetëm prova të përgjithshme, ose hapa të parë. Nuk është se janë provuar. Tani do të nisë beteja tamam, do të provohen. I ka bërë llogaritë gabim nipi i Spiro Kolekës dhe i biri i xhelatit, kundër pluralizmit. Do të varrosë pluralizmin, por ne do ti tregojmë se nuk mund ta bëjë atë. Nuk do ta lëmë ta bëjë.

Etiketa: berishaKryesore1protestaRama

Lajme të lidhura

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë
KRYESORE

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë

22:29 - 23/06/26
“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum
Breaking Views

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26
Para
Studentët e Mjekësisë nuk ndalen, fillojnë përsëri protestën

Ligji për Mjekësinë ankimohet në Kushtetuese/ Ja 30 deputetët e PD që mbështesin studentët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë
KRYESORE

Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë

22:29 - 23/06/26

Në Tirane ka vijuar protesta për të 24-ën ditë radhazi para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit...

Lexo më shumë
Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

22:00 - 23/06/26
“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet