GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasada franceze: Macron nuk përmendi anulimin e vizave për Kosovën

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron bën “mea-culpa”: Duhet t’i kishim dëgjuar udhëheqësit lindorë për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasada e Francës në Kosovë ka sqaruar deklaratën në Tiranë të Presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në një përgjigje për mediat e Kosovës, ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se theksi i deklaratës së Macron ka qenë më shumë kërkimi i përgjegjësisë nga Vuçiçi për aktet e 24 shtatorit.

Ambasada franceze thotë se Macroni nuk përmendi anulimin e vizave.

“Ai bëri thirrje për një frymë përgjegjësie të presidentit serb Vuçiç, dhe të njëjtat pritshmëri i kishte edhe nga presidentja dhe kryeministri kosovar.

Pikërisht në këtë kontekst, ai përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila ishte një gjest mirëbesimi, por që në këtë periudhë nuk ishte reciproke. Prandaj, ai pret që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të riangazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme”, thuhet tutje në përgjigjen e Ambasadës franceze për mediat.

Reagimi i ambasades franceze ne Kosove

Presidenti është pyetur ne fund të një vizite bilaterale në Shqipëri gjatë së cilës marrëdhëniet në mes të Francës dhe Shqipërisë janë përforcuar. Pra, ka pasur një pyetje për situatën në Kosovë, dhe ai ka dashur t’i vendosë të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, para përgjegjësive. Duke filluar me Serbinë, duke e ftuar presidentin Vuqiç që t”i dënojë fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, vrasjen e policit Afrim Bujaku, dhe sulmin ne tërësi dhe duke këkuar që të ndriçohet sulmi në tërësi dhe autorët të dalin para drejtësisë.

Ky ka qenë mesazhi i parë.

Mesazhi i dytë për Kosovën dhe Serbinë lidhur me nevojën për të organizuar zgjedhje te reja ne veri për arsye që dihen dhe që nuk kam nevojë t’i rikujtojë. Zgjedhje me një pjesëmarrje të serbëve dhe me kthimin e serbëve në institucione.

Mesazhi i tretë kishte te bënte me nevojën e formimit te asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fund të këtij meszhi, të këtyre tre kërkesave të shprehura drejtuar njëkohësisht presidentit Vuciq dhe autoriteteve të Kosovës, presidenti Macron ka rikujtuar se liberalizimi i vizave që tani është në fuqi në Serbinë dhe që do të jetë zbatohet nga data 1 janar 2024 në Kosovë është një inkurajim pozitiv, nje gjest i mirëbesimit dhe se ky gjest nuk ka qenë reciprok dhe se është e domosdoshme që të dy palët të riangazhohen ne dialog. Ky ka qenë një mesazh politik që te dy palët shpresoj se do ta dëgjojnë.

Sot, më 18 tetor nuk vëhet në pikëpyetje vendimi teknik, por duhet me të vërtetë, që liderët politik të dëgjojnë mesazhin e presidentit. Sot, më 18 tetor asgjë nuk është vendosur që të mos ketë liberalizim të vizave më 1 janar. Nuk ka vendim teknik për të vënë ne pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovën.

Etiketa: aMBASADAMacronViza

Lajme të lidhura

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!
Aktualitet

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

11:28 - 01/06/26
‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt
Aktualitet

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Para
Tifozi futet për foto, por godet Ronaldon, stadiumi e brohoret VIDEO

Tifozi futet për foto, por godet Ronaldon, stadiumi e brohoret VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!
Aktualitet

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

11:28 - 01/06/26

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një komunikimi me mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, se projekti i...

Lexo më shumë
‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetzbahis giriş