GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Kosova ka një rast të artë, ja pse Macron pati atë reagim…

21:41 - 19/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Kosova ka një rast të artë, ja pse Macron pati atë reagim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama këshilloi Kosovën që të nënshkruajë atë që i kërkohet nga ata që i rrinë asaj që i rrinë si çekan në kokë dhe t’ia lenë topin këtyre për të vijuar me Serbinë.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se Kosova ka një rast ideal, një rast të artë për të kapur një tren që nuk vjen përditë.

“Jam shumë i informuar se çfarë thuhet në komunitetin euro-atlantik dhe të gjithë duhet ta kemi të qartë se pa këta partnerë Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap”, tha Rama.

Ai u shpreh se nuk ka asgjë me Albin Kurtin, por ky moment është shumë më i rëndësishëm se Albini, Edi Rama dhe çdo kryeministër tjetër që mund të ishte qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri.

Lidhur me deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Rama tha se qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga javët në vijim.

Kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje qeveria e Kosovës nuk i ka kërkuar mendim, ndërsa tha se vendimi i takon kryeministrit të Kosovës nëse duhet të vijojë me planin Franko-Gjerman apo të vijoj të kundërshtojë ndërkombëtarët.

Sipas Ramës, qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë më shumë me ndërkombëtarët dhe të plotësojë kushtet që ata kërkojnë.

“Shqetësuese është se profile publike dhe profile falso u hodhën kundër tij dhe kundër meje, sikur këtë e bëra unë. U them atyre që ta lexojnë mirë atë që ai tha se foli për disa javë në vijim dhe këto javë duhet të jenë kohë oportuniteti.

Angazhimi i tyre dhe arsye pse gjithë ky reagim, që nuk është vetëm i Macron dhe i të gjithëve, negativ ka të bëjë me investimin te Kosova. Përsa kohë i kanë vënë Kosovës në tavolinë një plan që është njohja de facto e Kosvës nga Serbia, nuk e kuptoj këtë absurditet. Ata mendojnë që Kosova duhet të bëjë pjesën e saj dhe t’ua lëj atyre të merren me Serbinë, kjo është e gjitha.

Pala më e interesuar për të dalë nga kjo situatë është Kosova. në rast se do më kërkoje mendim, unë do e bëja… Nuk jam në pritje të kësaj kërkese dhe nuk më vjen keq pasi kjo është sovranitet i deleguar nga populli për kryeministrin e Kosovës.

Kosova duhet të bëjë pjesën e vet. Kosova duhet të thotë, 1,2,3,4,5 dhe tani merruni me Serbinë. Lëruani në dorë atyre që u rrinë në kokë Kosovës dhe kjo që unë firmos dhe ai nuk firmos është dëmtuese për Kosovën. Plani Franko-Gjerman është ideale për Kosovën. Nëse ideale është që Serbia të shtrihet dhe të paguaj dëmshpërblimet kjo ekziston në një botë tjetër”, tha Rama.

Etiketa: Kryesore1MacronRama

Lajme të lidhura

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Para
Berisha: Betejën e kemi në Parlament, do përdorim çdo formë populiste

Berisha: Betejën e kemi në Parlament, do përdorim çdo formë populiste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com