GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Betejën e kemi në Parlament, do përdorim çdo formë populiste

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Betejën e kemi në Parlament, do përdorim çdo formë populiste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha ka folur e cilësoi qëndrimin e sotëm të deputetëe të opozitës në Parlament si ‘betejën e re” kundër qeverisë.

I pranishëm në emisionin “Open”, Berisha foli për mekanizmat që do të ndiqen për të arritur qëllimin, ndërsa shtoi se tashmë nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër. Sipas tij janë në situatën, ose të luftojnë në Parlament, ose ta bojkotojnë atë. Por, Berisha shtoi se këtë zgjidhje nuk e konsiderojnë.

“Mjetet që do të përdorim janë ato që ka përdorur çdo lëvizje popullore për realizimin e objektivave. Kemi konsumuar deri sot me durim të tejskajshëm mundësitë e tjera, derisa jemi gjetur de facto të përjashtuar nga Parlamenti. Të zhveshur nga çdo lloj funksioni kushtetues si deputetë, në këtë mënyrë Rama pasi grabiti qindra mijëra vota me mekanizmat e njohura, tani kërkon që dhe ata që nuk grabiti dot dhe që votuan për opozitën, t’i sekuestrojë.

Sot jemi në kushte që nuk kemi qenë kurrë në Parlament, ku çdo e drejtë kushtetuese i mohohet dhe zëvendësohet opozita e vërtetë me peng-opozitën. Ne kemi dorëzuar ligje dhe rezoluta që Rama i arkivon në sirtarët e Nikollës, që nuk mund të ndodhë kurrë.

Kemi kërkuar 6 komisione Parlamentare, që është taksativ nga Kushtetuta, dhe këta e kanë kundërshtuar me qëllimin e vetëm, sepse Rama nuk mund të pranojë të hetohet afera McGonigal. Sepse ai me McGonigal dhe Agron Nezën kanë vepruar si grup kriminal. Nuk kanë dhënë asnjë argument për rrëzimin e kërkesave tona për ngritjen e Komisioneve.

Shkeljet e panumërta të ligjit të konfliktit të interesit janë te Rama dhe familja e tij, ai sot nuk duhet të kishte imunitetin e deputetit. Dhe ai nuk e lejon këtë, nuk lejon hetimin e aferave sepse është pas tyre”, tha Berisha.

Berisha tha se opozita nuk duhet të tërhiqet nga Parlamenti, por duhet të bëjmë gjithçka që Parlamenti të rikthehet.

“Çdo formë qëndrese civile që deputetët mund të organizojnë, do e organizojnë. Dhe rrethimi i parlamentit do të vijë, por në fillim të luftojmë ne vetë aty. Jemi para alternatives ose të luftojmë në parlament ose të bojkotojmë”, tha ai.

Por a do të kenë rezultat këto hapa, të cilat janë ndërmarrë edhe më herët?

“Ndryshimi është shumë i madh. Le të marrim çadrën. Ishte një lëvizje fokale, e përqendruar, por pati efekt të padiskutueshëm. Por pati tradhti! Ato interesa u shitën, u tradhtuan nga Lulzim Brava. Unë në atë kohë, marrëveshjen e mbështeta se ishte shumë e mirë, por çfarë ndodhi? Është akt publik fatmirësisht tradhtia.

Javën e parë PD nga 32 pikë në polle, shkoi në 38 pikë. Ditën e parë të javës së dytë, Rama deklaron që ‘ai është çun i mirë, me të do qeveris’. Ky është mesazh bashkëqeverisje. Si u faktua? Të dy altoparlant kundër Metës!

I thirra dhe i thash ‘të paktën korpusin militantesk të partisë t’i e largove dhe nuk të vjen në votim’. Sepse ai Metën, ky Metën… ajo ishte marrëveshje dhe aty morën me rezultat më katastrofik se në 1997. Kësaj here do jetë ndryshe, e para nuk do bëhen gabimet e para”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1kuvendOpozita

Lajme të lidhura

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Para
Rama: Macron nuk hap rrugë për vizat nëse Kosova nuk pranon…

Rama: Macron nuk hap rrugë për vizat nëse Kosova nuk pranon...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com