GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli bombardon kishën historike në Gaza, strehoheshin civilë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Izraeli bombardon kishën historike në Gaza, strehoheshin civilë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat izraelite kanë bombarduar një kishë historike në Rripin e Gazës, në të cilën po strehoheshin civilë të zhvendosur si pasojë e sulmeve, ndërsa autoritetet palestineze kanë njoftuar për viktima.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza njoftoi se Izraeli kishte në shënjestër Kishën Ortodokse Greke në Gaza. Siç njoftohet, shumë njerëz u vranë dhe u plagosën si rezultat i sulmit izraelit në kishën ku gjendeshin të strehuar qindra palestinezë të zhvendosur.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se një vajzë ka humbur jetën në sulmin e Izraelit ndaj Kishës historike Ortodokse Greke “Shën Porfiri” në lagjen Az-Zeytun në jug të qytetit të Gazës.

Ndërkohë që kishës historike i shkaktuan dëme të rënda nga sulmi, një ndërtesë që ndodhej pranë kishës u shkatërrua gjithashtu.

Kisha Ortodokse Greke “Shën Porfiri”, e lidhur me Kishën Anglikane në Kuds, ndodhet afërsisht 250 metra nga Spitali Baptist Al-Ahli, të cilin Izraeli e bombardoi më 17 tetor, duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve.

Rreth 1.000 të krishterë jetojnë në zonën e sulmuar nga Izraeli, ndërkohë që edhe persona që u ishin shkatërruar shtëpitë ishin strehuar në kishë dhe ndërtesat e saj për mbrojtje.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 3.785 njerëz, duke përfshirë 1.524 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 12.000 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, kur filloi konflikti në rajon pas një operacioni nga Hamasi në qytetet kufitare izraelite.

Etiketa: BombardimIzraelkishe

Lajme të lidhura

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve
Botë

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve

22:52 - 07/06/26
Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën
Botë

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Para
BB: Shqipëria ndryshe nga rajoni, shënoi rritje por pa mirëqenie

BB: Shqipëria ndryshe nga rajoni, shënoi rritje por pa mirëqenie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alizoti: ‘Rilindja’ e Ramës nuk të mban as në qeveri dhe as në punë nëse nuk vjedh për ata
Aktualitet

E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

08:43 - 08/06/26

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër pas përmendjes së emrit të tij nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:21 - 08/06/26
Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve: Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës

Ish-ambasadori Fatos Tarifa i drejtohet socialistëve: Zgjohuni, para se të përfundojmë kashtë e ko*e si PD e Berishës

08:02 - 08/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Qershor 2026

07:39 - 08/06/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 8 Qershor 2026

07:33 - 08/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişgrandpashabetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş