GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trondit Hoxha: Alibej ka paguar 50 mijë euro një zyrtar policie

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Trondit Hoxha: Alibej ka paguar 50 mijë euro një zyrtar policie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Anila Hoxha ka ‘trazuar rrjetin’ me postimin që ka bërë në “Facebook”, ku shkruan edhe detaje të tjera lidhur me atë që pretendohet se ka ndodhur. Sipas gazetares Hoxha, dhënia e shumës së majme është e filmuar fshehurazi, por nuk dihet nëse i është dorëzuar autoriteteve.

Por ashtu, nuk dihet as identiteti i efektivit të Policisë së Shtetit që ka bashkëpunuar me një nga krerët e grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm.

“Në rrëfimin e tij “i penduari” Erjon Alibeaj (grup kriminal në Elbasan) ka treguar se ka paguar me 50 mijë euro një zyrtar policie. Dhe këtë e ka të filmuar fshehtas. Nëse është e vërtetë kjo deklaratë, kush të jetë vallë?,”-shkruan në rrjetin e saj social, gazetarja Anila Hoxha.

Më herët, SPAK kaloi për gjykim dosjen e ish-efektivit të Policisë, Leonard Palushit, i cili akuzohej se  i ka shërbyer Erion Alibejt. Efektivi ka marrë një mjet dhuratë dhe si ‘shpërblim’, ka dhënë informacionin për armën tip TT të vrasjes së Emiljano Ramazanit, që e kishin në servisin e Seit dhe Albert Manahasës në Peqin. Por megjithatë, nuk mund të thuhet nëse bëhet fjalë për të njëjtin zyrtar.

Vetë Erjon Alibej është akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për porositjen e të paktën dy vrasjeve, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ai u vu në pranga pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe mikut të tij, Henrik Hoxha, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri) nisi një valë vrasjesh e përplasjesh për të marrë hakun e të vëllait që iu vra në Bradashesh vetëm dy ditë para ndërrimit të viteve, në dhjetor të vitit 2018.

Erjon Alibej ka paguar 50 mijë euro një zyrtar të Policisë së Shtetit. Gazetarja Anila Hoxha ka ‘trazuar rrjetin’ me postimin që ka bërë në “Facebook”, ku shkruan edhe detaje të tjera lidhur me atë që pretendohet se ka ndodhur. Sipas gazetares Hoxha, dhënia e shumës së majme është e filmuar fshehurazi, por nuk dihet nëse i është dorëzuar autoriteteve.

Por ashtu, nuk dihet as identiteti i efektivit të Policisë së Shtetit që ka bashkëpunuar me një nga krerët e grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm.

“Në rrëfimin e tij “i penduari” Erjon Alibeaj (grup kriminal në Elbasan) ka treguar se ka paguar me 50 mijë euro një zyrtar policie. Dhe këtë e ka të filmuar fshehtas. Nëse është e vërtetë kjo deklaratë, kush të jetë vallë?,”-shkruan në rrjetin e saj social, gazetarja Anila Hoxha.

Më herët, SPAK kaloi për gjykim dosjen e ish-efektivit të Policisë, Leonard Palushit, i cili akuzohej se  i ka shërbyer Erion Alibejt. Efektivi ka marrë një mjet dhuratë dhe si ‘shpërblim’, ka dhënë informacionin për armën tip TT të vrasjes së Emiljano Ramazanit, që e kishin në servisin e Seit dhe Albert Manahasës në Peqin. Por megjithatë, nuk mund të thuhet nëse bëhet fjalë për të njëjtin zyrtar.

Vetë Erjon Alibej është akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për porositjen e të paktën dy vrasjeve, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ai u vu në pranga pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe mikut të tij, Henrik Hoxha, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri) nisi një valë vrasjesh e përplasjesh për të marrë hakun e të vëllait që iu vra në Bradashesh vetëm dy ditë para ndërrimit të viteve, në dhjetor të vitit 2018.

Etiketa: Anila Hoxha

Lajme të lidhura

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Aktualitet

12:28 - 21/10/26
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26
U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Para
Si nëpër filma/ Shqiptarët rrëmbejnë dhe torturojnë italianin për 100 kilogramë kokainë

Guardia di Finanza sekuestron 5 kompani në Shqipëri/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Aktualitet

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar me tone të ashpra studentët që prej më shumë se një jave protestojnë masivisht, duke...

Lexo më shumë
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26
U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com