GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i Gjykatës/ Krimet e Laert Haxhiut, dëshmia e Tafanit, provë bindëse që përputhet me…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Laerti nuk kursen as fëmijët”, dëshmia e të penduarit Tafani që po fundos grupin e Haxhiut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Elbasanit, që në 1 Tetor 2023 vendosi të mbyllë në burg 13 të arrestuarit e grupit të Laert Haxhiut.

Ndaj 13 të ndaluarve dhe 3 personave të shpallur në kërkim, rëndojnë akuza të rënda si pjesëmarës në 6 vrasje, disa atentate të mbetur në tentativë, grabitje dhe shkatërim të pronës me eksploziv e deri tek kanosja me armë e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gjyqtarja Megi Strakosha, ka argumentuar në vendimin e saj 34 faqesh se dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë, Artan Tafani, nuk është një supozim por një provë bindëse që përputhet dhe me shumë prova të tjera që janë në realitet me vendin e ngjarjes, raporton OraNews.

“…deklarimet e bashkëpuntorit të Drejtësisë,këqyrjet e vendit të ngjarjes, kufoma si dhe provat materiale të gjetura dhe sekuestruara përputhen me njëra-tjetrën, mjaftueshëm për ti krijuar gjykatës dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova…”-argumenton gjyqtarja Strakosha.

Sipas gjyqtares Megi Strakosha, caktimi i masës së arrestit në burg për 13 personat e arrestuar, është e nevojshme pasi ekziston rreziku i ikjes së këtyre personave ose në të kundërt lirimi i tyre nga qelia sjell prishjen e provave që do mund të dalin gjatë fazës së hetimit.

“…në kushtet kur disa prova të rëndësishme në drejtim të zbardhjes së të vërtetës janë marrë deri në këtë moment, personat nën hetim nëse lihen të lirë mund të marrin masa për të prishur prova të tjera, apo për të vështirësuar marrjen e tyre, përfshirë këtu jo vetëm provat materiale por edhe ato me dëshmitarë…”-thuhet në vendimin e publikuar nga OraNews..

Dy ditë më parë kjo dosje është përcjellë në SPAK nga tre prokurorët e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj, të cilët shpallën moskopetencën duke kërkuar vijimin e hetimeve për “Grup të strukturuar kriminal” ndaj bandës së Laert Haxhiut.

13 të arrestuarit nga Lushnja, Pogradeci dhe Korça akuzohen për 6 vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, grabitje, vendosje tritoli dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Mes dosjeve që i është bashkuar SPAK, është dhe një çështje e prokurorisë së Tiranës që flet për grabitjen e 30 mijë eurove në pikën Tele.Co në Zonën e Astirit në Tiranë. Për këtë çështje është arrestuar Enio Meçaj si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në këtë grabitje.

Ndërsa në kërkim vijon të jetë Lorenc Lala i cili qëndron në Britaninë e Madhe, Kristi Bixheku dhe Ederin Çaushi, që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: Kryesore1laert haxhiutafanivendim gjykate

Lajme të lidhura

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë
Aktualitet

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë

10:18 - 18/05/26
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Aktualitet

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit
Aktualitet

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
Para
Bisedat e koduara për ilaçet kontrabandë: Ore Mero Bazen e solle ti…

Bisedat e koduara për ilaçet kontrabandë: Ore Mero Bazen e solle ti…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë
Aktualitet

Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë

10:18 - 18/05/26

Një dyqan bulmeti në lagjen nr. 3 të Pogradecit ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës, duke pësuar...

Lexo më shumë
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com