GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa Françesku i ashpër ndaj Europës: Po përdorni emigrantët për propagandë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa Françesku i ashpër ndaj Europës: Po përdorni emigrantët për propagandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Papa Françesku mbërriti në Greqi këtë të shtunë për të vizituar edhe një herë kampet e refugjatëve në ishullin Lesbos. I pyetur për emigrantët, kreu i Kishës Katolike tha se Bashkimi Evropian është i bllokuar dhe i pakoordinuar, në vend që të jetë një motor solidariteti përballë ardhjes së refugjatëve. Papa Françesku po fliste para Presidentes dhe Kryeministrit të Greqisë, Katerina Sakelaropul dhe Kyriakos Mitsotakis, pas mbërritjes së tyre në Athinë. Papa suprem vlerësoi se ka një prapambetje të demokracisë në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës, kryesisht për shkak të populizmit dhe indiferencës së institucioneve.

“Dëshiroj t’i bëj thirrje edhe një herë një vizioni global dhe komunitar për çështjen e migracionit dhe të insistoj që t’i kushtohet vëmendje më të pafavorizuarve. Në Evropë ka nga ata që këmbëngulin ta trajtojnë problemin si një çështje që nuk i shqetëson ata, kjo është tragjike. Historia na mëson se interesi i ngushtë vetjak dhe nacionalizmi çojnë në pasoja katastrofike. Është e lehtë të ndikosh në opinionin publik duke futur frikën ndaj tjetrit. Duhen sulmuar shkaqet e largëta, jo njerëzit e varfër që paguajnë pasojat dhe madje përdoren për propagandë politike”, tha Papa.

Kreu i Kishës Katolike kërkoi që të kalohet nga partishmëria në pjesëmarrje, nga një angazhim i thjeshtë për të mbështetur një fraksion në një përfshirje aktive në promovimin e të gjithëve. Pas Athinës, Papa Françesku u zhvendos në ishullin Lesbos, i cili prej disa vitesh është përballur me një fluks të fortë emigrantësh që kalojnë Detin Mesdhe.

Kampi që vizitoi Papa ka 2.300 azilkërkues nga Afganistani, Siria, Iraku dhe shtetet e tjera dhe është epiqendra e një vale të emigrantëve, të cilët në vitet e fundit po tentojnë të hyjnë në Evropë. Muajin e kaluar 27 persona vdiqën për shkak se një gomone u mbyt në Kanalin midis Francës dhe Britanisë. Disa njerëz kanë vdekur në temperaturat e ulëta duke u përpjekur të kalonin në Poloni nga Bjellorusia. 1.650 persona janë regjistruar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin si të zhdukur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun gjatë këtij viti.

Etiketa: BEEmigrantePapa Franceskurefugjate

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
“Po të përdor”, Antonela përpiqet të përçajë çiftin Sara dhe PM

"Po të përdor", Antonela përpiqet të përçajë çiftin Sara dhe PM

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com