GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

CNN shkarkon gazetarin, ndihmoi vëllain e akuzuar për ngacmim seksual

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
CNN shkarkon gazetarin, ndihmoi vëllain e akuzuar për ngacmim seksual
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

CNN ka shkarkuar spikerin e lajmeve, Chris Cuomo pas përpjekjeve për të ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i akuzuar për ngacmim seksual, gjë e cila solli dhe dorëheqjen e tij.  Duke njoftuar shkarkimin të shtunën, CNN tha se informacione shtesë kishin dalë në dritë.

“Chris Cuomo u pezullua në fillim të kësaj jave, jemi në pritje të vlerësimit të mëtejshëm të informacionit të ri që dolën në dritë në lidhje me përfshirjen e tij në mbrojtjen e vëllait të tij. Pavarësisht përfundimit, ne do të hetojmë sipas rastit.”, raportoi CNN.

Në një deklaratë të raportuar nga New York Times, Cuomo, 51 vjeç, tha: “Nuk dua të mbarojë kështu koha ime në CNN, por ju kam thënë tashmë pse dhe si e ndihmova vëllain tim. Pra, më lejoni të them tani, sado zhgënjyese të jetë kjo, nuk mund të jem më krenar për ekipin në Cuomo Prime Time dhe punën që bëmë… Unë u detyrohem të gjithëve dhe do të më mungojë ai grup njerëzish të veçantë që bënë punë vërtet të rëndësishme.”

Prezantuesi i CNN testoi një politikë të mosmbulimit të vëllait të tij në fillim të vitit 2020, kur, gjatë fazave të hershme të pandemisë së koronavirusit dhe me Nju Jorkun të goditur rëndë, të dy flisnin rregullisht dhe bënin shaka në transmetim. Skandali që përfshiu Andrew Cuomo u përhap te vëllai i tij më i vogël, i cili pranoi se kishte ofruar këshilla kur guvernatori u përball me akuzat e ngacmimit që ai i mohoi, por që përfundimisht çuan në dorëheqjen e tij në gusht.

Prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, zbuloi se Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht të paktën 11 gra. Dorëheqja e tij nënkuptonte se ai shmangte një gjyq të mundshëm fajësimi. Chris Cuomo u pezullua të martën, pas publikimit të dokumentacionit të mbledhur gjatë hetimit të James për Andrew Cuomo. Informacioni i lëshuar nga James tregoi se si Chris Cuomo u kërkoi burimeve për informacion mbi akuzuesit e vëllait të tij, raportoi te stafi i guvernatorit dhe ishte aktiv për të ndihmuar në formimin e përgjigjeve ndaj akuzave.

Ndërsa Cuomo ka thënë se ai nuk u përpoq kurrë të ndikojë në mbulimin e vëllait të tij nga vetë CNN, por megjithatë ai pranoi para hetuesve se kishte kwrkuar nga gazetarë të tjerë për të zbuluar se çfarë informacioni kishin për disa akuzues.

Kjo dukej se binte ndesh me një deklaratë që Cuomo dha në CNN pas dorëheqjes së vëllait të tij në gusht, kur tha: “Unë kurrë nuk kam bërë thirrje në shtyp për situatën e vëllait tim.”

Etiketa: Chris CuomoCNNNgacmim seksualshkarkon

Lajme të lidhura

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”
Botë

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin
Botë

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Para
E rëndë, shqiptari dhe kroati përdhunojnë të renë italiane, përfundojnë në pranga (EMRI)

E rëndë, shqiptari dhe kroati përdhunojnë të renë italiane, përfundojnë në pranga (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com