GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U hetua nga Kraja e Millonai, ja gjyqtarja që firmosi masat e sigurisë ndaj Berishës e Malltezit

23:43 - 21/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhixha plas bombën: Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK i kërkoi GJKKO-së vendosjen e masave të sigurisë së arrestit me burg për Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi, në kuadër të një hetimi dy vjeçar mbi atë që njihet si dosja e kompleksit Partizani.

Po kështu SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, por edhe ndalimin e udhëtimeve të tij jashtë vendit. Dhe bazuar në vendimin e GJKKO-së, ish-Kryeministrit duhet ti sekuestrohet pasaporta deri në përfundim të hetimeve.

Vendimi i GJKKO-së është zbatuar me arrestimin e Malltezit, i cili u ndalua në aeroportin “Nënë Tereza” ku ndodhej për të pritur bashkëshorten e tij nga një udhëtim jashtë vendit. Gjithashtu vendimi u zbatua me arrestimin e ndërtuesit Bektashi, ndërsa në rastin e ish-Kryeministrit, dy oficerë të Policisë së Shtetit, më konkretisht të krimit ekonomik dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, u shfaqën në mbrëmje në selinë e PD-së duke kërkuar një takim me Berishën për ti komunikuar vendimin e GJKKO.

Prokurorët që hetuan dosjen janë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja, ish-drejtues i SPAK. Ndërkohë vendimi i GJKKO është firmosur nga Irena Gjoka, e cila mban detyrën e kryetares së Gjykatës së Posaçme, të paktën edhe për 6 muaj, deri në përfundimin e mandatit si drejtuese.

Mësohet se Gjoka ka vlerësuar kërkesën e SPAK duke vendosur arrestimin e Malltezit e Bektashit dhe caktimin të një mase më të butë sigurie ndaj ish-Kryeministrit.

Berisha në një konferencë për mediat përmendi Kushtetutën, duke akuzuar SPAK dhe GJKKO se kanë shpërfillur lejen e Kuvendit për ti ndaluar një deputeti daljen jashtë vendit. Berisha atakoi prokurorët e SPAK, duke kujtuar se ata kanë fshehur dosje dhe janë vënë në shërbim të Edi Ramës, të cilin e akuzoi si personin që qëndron pas arrestimit të dhëndrit të tij.

Gjoka ka kaluar procesin e Vetting, edhe pse Komisioneri Publik ka kërkuar largimin e saj nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve me pasurinë, pretendime këto që u rrëzuan nga KPA.

Etiketa: berishagjyqtarjaHetimiSpak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Dosja “Ruse” e Bashës, Malltezi: Rrezikon burgun në Amerikë dhe në Shqipëri

Publikohen pamjet, ja si u arrestua Jamarbër Malltezi në Rinas (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com