GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Gjuha arbëreshe në shkollat e Kalabrisë, Begaj: Bashkë, më të fortë

10:24 - 22/10/23
në Art & Kulturë, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjuha arbëreshe në shkollat e Kalabrisë, Begaj: Bashkë, më të fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës në Kozenca të Kalabrisë u ndal edhe në “Spezzano Albanese”,  ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore.

Për t’i uruar mirëseardhjen kreut të shtetit, në Arbërinë kalabreze kishin mbërritur nga qytete të tjera italiane edhe qytetarë shqiptarë të ikur nga vendi gjatë viteve te fundit.

Pas përshëndetjeve dhe takimeve me ta, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në muzeun e “Spezzano Albanese”, në të cilin ruhet historia e komunitetit arbëresh.

Në takimet e zhvilluara me autoritetet vendore në “Spezzano Albanese”, kryetari i kësaj komune njoftoi iniciativën e përfshirjes së gjuhës arbëreshe në shkolla, nismë që iu premtua Presidentit Begaj edhe nga përfaqësuesit e Rajonit të Kalabrisë për shndërrimin në promotor të zbatimit të këtij projekti nga Këshilli Rajonal i Kalabrisë.

Kreu i shtetit shprehu falenderimet e tij dhe premtoi mbështetjen për çuarjen përpara të kësaj nisme.

Më pas Presidenti Begaj zhvilloi në “San Demetrio Corone” një takim me kryetarët e bashkive dhe komunave arbëreshe, në prani edhe të prefektit të Kozenës. Një pllakatë e posaçme dedikuar vizitës së Presidentit të Shqipërisë, u zbulua sot pranë kolegjit “Sant’ Adriano”. Kreu i Shtetit nderoi Kolegjin, nga i cili kanë dalë emra të njohur të botës letrare, akademike e intelektuale dhe atdhetarë si Luigj Gurakuqi e Aleksandër Xhuvani, e shumë të tjerë me kontribut si për Shqipërinë ashtu edhe për Italinë.

Presidenti Begaj vlerësoi solidaritetin e popujve të dy shteteve në çdo periudhë kritike si edhe rolin e kalabrezëve për ruajtjen e lidhjeve me atdheun e origjinës.

“Ky Kolegj ka nxitur diskutimin e temave të rëndësishme historike, që nga nevoja për liri e kombeve, te çështjet më bashkëkohore si ajo e domosdoshmërisë të bashkëjetesës ndërmjet kulturave. Kjo është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe arsimore në të gjithë Arbërinë italiane. Këtu u zhvillua veprimtaria e Institutit Ndërkombëtar të San Demetrio për Shqipërinë, i cili formësoi të rinjtë studentë nga vendi im dhe që edhe sot sheh mes lëndëve të tij mësimin e gjuhës shqipe. Nga Jeronim De Rada, që jepte gjuhën shqipe, deri te Anselmo Lorecchio, i cili ndihmoi në pranimin e shumë studentëve shqiptarë në këtë Kolegj, ju jeni një nga shembujt më frymëzues të kauzës për mbrojtjen e vlerave identitare”, shtoi më tej Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit u shpreh gjithashtu se: Në një botë ku shpesh për fat të keq, shohim ngjarje tragjike të nxitura nga ndarje ideologjike, kulturore apo fetare, vende si Kolegji “Sant’ Adriano” mund dhe duhet të promovojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesës midis popujve dhe kulturave.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka solidariteti  për ruajtjen e  marrëdhënieve Shqipëri – Itali, duke iu referuar shembujve historike të hapjes së dyerve për arbëreshët shekuj me parë dhe me vonë për shqiptarët që ikën nga izolimi pas rënies së regjimit.

“Komuniteti arbëresh, si dhe ai shqiptar i ardhur dekadat e fundit në Itali, janë tregues i një vazhdimësie të lidhjeve të forta mes Shqipërisë dhe Italisë. Lidhjet e fuqishme historike, kulturore e njerëzore, duhet t’i përkthejmë edhe në një bashkëpunim më të gjerë dypalësh, me fokus në bashkëpunimin ekonomik, në sektorët e prodhimit, të tregtisë të produkteve cilësore agro-ushqimore, dhe padyshim në thellimin e shkëmbimeve kulturore, arsimore, sociale, e më gjerë”, u shpreh presidenti Begaj.

Presidenti Bajram Begaj, nderoi me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Institutin Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë për kontributin që ky institut po jep për ruajtjen, mbështetjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe përmes veprimeve përbashkuese të të gjithë faktorëve ndikues të mundshëm.

Etiketa: Bajram Begajkalabri

Lajme të lidhura

Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht
Botë

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Si iu hap rruga privatizimit të ish-kompleksit Partizani, zbardhet dosja…

Si iu hap rruga privatizimit të ish-kompleksit Partizani, zbardhet dosja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri
Sport

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25

Shqipëria, nëse arrin të sigurojë biletën për Botërorin 2026 përmes play-off-it, do të përballet me një kalendar sfidues jo vetëm...

Lexo më shumë
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com