GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkohej në Itali, kapet në Spanjë shqiptari/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkohej në Itali, kapet në Spanjë shqiptari/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar, që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që grabisnin banesa, është arrestuar në Barcelonë. i riu shqiptar kërkohej nga autoritetet italiane.

Zef Bani 30 vjeç kishte qenë nën hetim nga policia, me dyshimet se është një nga anëtarët e grupit që dhjetorin e kaluar paralizuan një qytet të tërë pasi hynë në korsinë e kundërt të rrugës teksa ndiqeshin me shpejtësi nga policia.

Bëhet fjalë për 5 persona që u arratisën me një Alfa Romeo.

Por gjatë ndjekjes ata shkaktuan një aksident dhe më pas u arratisën në këmbë. Vetëm njëri prej tyre, Segi Gega u kap dhe u akuzua për grabitje.

Tre të dyshuarit e tjerë si pjesë e grupit janë V.T, 30 vjeç, P.S, 26 vjeç dhe M.D, 25 vjeç.

Shqiptarët janë treguar të kujdesshëm në çdo gjë, edhe në komunikime e në udhëtime. Ata kanë përdorur karta SIM të regjistruara në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk kanë folur në celular gjatë grabitjeve.

Po ashtu ata kanë shmangur fluturimet direkte nga Shqipëria drejt Italisë pasi do të ishin subjekt i kontrolleve kufitare. Për këtë arsye kanë përdorur tranzite nga Spanja dhe Hungaria.

Disa prej anëtarëve të grupit, kohët e fundit kanë ndryshuar mbiemrat dhe kanë kërkuar një pasaportë të re shqiptare duke përdorur detaje të ndryshme personale.

Zbërthimi i një prej celularëve ka qenë kyç për hetimin. Aty u zbuluan mesazhe të ndryshme mes anëtarëve të bandës ku flitej për grabitjet që do të bënin. Nga analizat u zbulua se vinin mesazhe edhe nga Spanja, posaçërisht, Barcelona.

Pasi monitoruan lëvizjet e gruas së 30-vjeçarit, u zbulua se ajo shkoi në aeroportin e Barcelonës. Atje e priste i shoqi, që u vu në pranga nga autoritetet spanjolle që po e mbanin në vëzhgim pas kërkesës së autoriteteve italiane.

Etiketa: ItaliShqiptarispanjë

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Makineria i pret kokën, vdekja tragjike e punëtorit shqiptar (Detajet)

Makineria i pret kokën, vdekja tragjike e punëtorit shqiptar (Detajet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com