GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet e SPAK për Berishën, Alizoti: Qesharakë e tendenciozë

18:00 - 24/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet e SPAK për Berishën, Alizoti: Qesharakë e tendenciozë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës, që sipas tij synojnë të godasin pluralizmit politik në Shqipëri.

I ftuar në News 24, Alizoti theksoi se dosja hetimore për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, duket më shumë opinion se me fakte konkrete.

“SPAK duhet të kishte hetuar portin e Durrësit, 17 vendimet për inceneratorët, duhet të kishte marrë nën hetim edhe Teatrin dhe çështjen e Mcgonigal dhe pastaj të dilte tek opozita. Asgjësimi politikisht i figurave të rëndësishme të opozitës rrezikon pluralizmin politik dhe fuqizon mazhorancës. Unë nuk e quaj goditje ndaj Ahmetajt. Si mundet zv/kryeministri me gati gjysmë miliardë dollarësh të kapërcejë kufijtë e Shqipërisë dhe pasi iku u votua në Parlament. Pse nxitohen në rastin e z. Berisha?

Më lënë shije që është tendencioze. Unë kam një shqetësim; kur institucionet e drejtësisë të godasin kryeministrin në detyrë. Nëse ata do ta thërrasin, unë do t’i besoj. Nëse ky institucion kaq serioz ka këtë lloj forme hartimi që i përngjan një lloji opinioni dhe nuk ka akuza serioze, kjo është qesharake. Me këtë që po bën, SPAK nuk ngjan me drejtësinë amerikane por me drejtësinë e para 50 vjetëve. Masa ndaj Berishës, është shkelje të Kushtetutës. SPAK thotë që ky lloj ligji që ka bërë kryeministri i Shqipërisë ka favorizuar dhëndrin e tij.

Prokurori këtu merr statusin e Gjykatës Kushtetuese. Akuza e prokurorit është qesharake dhe tendecioze. Kjo nuk qëndron. Në radhë të parë është një shou mediatik për të zhbërë çështjen e Kosovës, aferën e portit të Durrësit. Në momentin që e bën selektive dhe kalon mbi kompetencat e tua dhe në momentin që arreston në një ambient publik të afërmin e ish-kryeministrit, kjo është një shfaqje që po godet armiqtë. Kjo është një dosje që i përngjan vitit ’45. Këto lloj dëshmitarësh janë qesharakë. Kush ka vjedhur të japë llogari një për një.

Unë s’i kam borxh asnjë cent këtij shteti, përveç se më ka marrë dhe kam pronat që ndoshta s’do të mund të më kthehen kurrë. Këtu nuk kanë thirrur njeri në detyrë. Edhe zoti Ahmetaj u godit politikisht dhe më pas u thirr. Prokurorët në Shqipëri janë njerëz që i mbyt politika. Kur SPAK-u të marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, atëherë unë do të filloj ta besoj dhe me të vërtetë është institucion që ka filluar të veprojë.

Etiketa: AlizotiberishaSpak

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
I krahasuan strategjitë e tij me ato të Luizit, “shpërthen” banori i BBV Kosova2

I krahasuan strategjitë e tij me ato të Luizit, "shpërthen" banori i BBV Kosova2

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com