GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Gjoka, reagon GJKKO

19:30 - 24/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO kërkon rihetimin e dosjes për 7-ish gjyqtarët e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre, me argumentin se në caktimin e dy masave të sigurisë ndaj tij “detyrim paraqitje” dhe “moslejim të daljes nga territori i Shqipërisë”, nuk ka marrë leje nga Kuvendi, duke iu referuar Kushtetutës.

Paralelisht me këtë kallëzim penal ndaj Gjokës, avokati i Berishës, genc Gjokutaj, tha se është kërkuar përjashtimi i gjyqtares.

“Kemi depozituar një kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kemi kërkuar përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes.
Gjykimi është ndërprerë për t’u shqyrtuar kjo kërkesë sepse ju e dini se pas kërkesës për përjashtim gjyqtarët nuk mund të vazhdojnë më seancën e gjykimit dhe po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim të saj.

Ne nuk vijmë këtu që të na jepen 2-3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, për një mbrojtje efektive, kështu që ne do të presim njëherë vendimin e gjykatës dhe pastaj edhe procesin me njohjen, por do të jemi në kontakt”, tha Gjokutaj.

Por në një reagim të saj, GJKKO mohon që në këtë institucion të jetë paraqitur me shkrim ndonjë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka, e cila është edhe kryetare e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë”, sqaron zyra e Shtypit pranë GJKKO.

Ditën e sotme seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj deputetit Berisha nuk u zhvilluan, ndërsa u caktua që seanca të mbahet të mërkurën në orën 14:30. Nuk dihet nëse ditën e nesërme kjo seancë do të zhvillohet ose jo.

Etiketa: berishaGJKKOKryesore1reagim

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Pezullohen 9 efektivë policie në Gjirokastër, akuzohen për…

Pezullohen 9 efektivë policie në Gjirokastër, akuzohen për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com