GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shkolla e rrënuar, Gëzim Topçiu anulon tenderin 641 MLN lekë, s’e gjen pazarin me Ferdinand Çaushin

12:53 - 25/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkolla e rrënuar, Gëzim Topçiu anulon tenderin 641 MLN lekë, s’e gjen pazarin me Ferdinand Çaushin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gëzim Topçiu ka 23 vite në krye të Bashkisë Maliq, por në mandatin e fundit po shfaqet i shfrenuar në abuzimet me fondet.

Kështu që në korrik Topçiu hapi garën për tenderin me objekt “Rehabilitim dhe rritje kapacitetesh të gjimnazit Pojan”, i cili parashikohej të mbyllej në fillim të gushtit dhe të vazhdonin punimet për katër muaj. Nëse çdo gjë do të ecte sipas planeve, në muajin nëntor kjo shkollë do të ishte gati për nxënësit.

Por, kjo nuk ka ndodhur! Bëhet fjalë për 641 milionë lekë shpenzime dhe procedurat kanë ngecur. Gjithmonë kur flitet për këto shifra ka pengesa dhe prapaskena. Për më tepër, kryebashkiakut nuk i intereson se ku do të mësojnë nxënësit, por kujt do t’ia japë paratë.

Sipas dokumenteve të prokurimit, Topçiu e ka anuluar tenderin me argumentin se nuk u paraqit asnjë  ofertë që të përmbushte kriteret.

Por, çështja është më e thellë se kaq.

Sepse kjo procedurë ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik. Kompania “INA shpk”, në pronësi të Ferdinand Çaushit është ankuar më datë 23 tetor 2023 për këtë vendim anulimi. Çaushi pretenduar se bashkia e ka skualifikuar pa shqyrtuar sipas ligjit ofertën dhe dokumentet e saj.

“Në datën 23.10.2023 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa me nr. 2564 protokolli dhe me numër ankimi elektronik A/2023/3518 e operatorit ekonomik “INA” SHPK për procedurën e prokurimit “E hapur” me Nr. REF-74014-06-30-2023, me objekt “Rehabilitim dhe rritje kapacitetesh të gjimnazit Pojan” me fond limit 53,738,542.00 Lekë  pa TVSH, zhvilluar në datën 26-07-2023 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Maliq.

 Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik ankimues “INA” SHPK”, thuhet në dokument.

Më tutje tregohet se INA shpk është skualifikuar se nuk ka bërë deklarimin që disponon një mjet ashtu siç kërkohet në kriteret tenderuese.

“Operatori Ekonomik “INA” shpk në formularin e vetëdeklarimit, shtojca 8 ka deklaruar se disponon mjetin kamionçinë me vinç deri 3.5 ton me targë {***}. Nga dokumentacioni provues i paraqitur nga OE, bazuar në pamjet fotografike të mjetit rezulton se kamionçina me targë {***} nuk disponon vinç”, theksohet në dokument.

Firma ankimuese shprehet se më pas ka dorëzuar dokumentin që vërteton edhe këtë kërkesë. Por, bashkia vazhdon të mbaj vendimin e saj për anulim procedure. Ndërsa Çaushi vazhdon me ankesat. Me sa duket kemi të bëjmë me atë rast ku oligarkët secili turren të marrin nga një pjesë në të njëjtën tortë, por nuk kanë marrëdhënie të mira me njeri-tjetrin.

Çaushi është mësuar që të përfitojë tenderë të majmë për riparime fasadash dhe këtë herë nuk i ka ecur. Ndërsa Topçiu duke qenë se ka në dispozicion edhe pak kokë dhe del në pension, kërkon të marrë maksimumin e përfitimeve të postit.

Ndërsa nxënësit vazhdojnë të presin në mëshirë të kushteve atmosferike! Në Maliq i ftohti dhe reshjet nisin herët që në vjeshtë, ndërsa Topçiu u kujtua vonë që të rikonstruktonte shkollën.

 

Fondi për shtëpitë e romëve, Nuri Belba i jep 350 MLN lekë pa garë Ferdinand Çaushit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia MaliqFredinand CaushajGezim Topciu

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Armando Duka pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës: Diskutuam për zhvillimin e futbollit

Armando Duka pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës: Diskutuam për zhvillimin e futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com