GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca ndaj Berishës, GJKKO i cakton një avokat për ta mbrojtur (Emri)

16:51 - 25/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Xhixha plas bombën: Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Simoni, është avokati i caktuar kryesisht nga GJKKO, për të mbrojtur ish-Kryeministrin Sali Berisha, në atë që njihet si seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë ndaj tij.

Vendimi nga gjyqtarja Irena Gjoka erdhi pasi avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj e Sokol mëngjezi, u larguan nga seanca, me pretendimin se Gjykata i kishte refuzuar kërkesën që çështja të kalonte në Kushtetuese për interpretim, përderisa ndaj deputetit ishin caktuar dy masa sigurie, pa marrë autorizim nga Parlamenti.

Gjithashtu Gjokutaj tha se Gjoka kishte refuzuar edhe vënien në dispozicion të avokatëve të akteve që çuan në vendimmarrjen e caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

Por GJKKO pas largimit të dy avokatëve ka marrë një vendim që të caktojë një avokat kryesisht, duke caktuar kështu Artan Simonin. Këtij të fundit i kanë lënë 2 orë kohë për tu njohur me aktet dhe për të vijuar seanca pasditen e sotme.

“Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës”, thuhet në një njoftim të GJKKO.

Kjo e fundit bën me dije se ka pranuar kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive, por ka rrëzuar kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

“Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha”,  informoi GJKKO.

Reagimi zyrtar i GJKKO

Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

Rrëzoi kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

Nga ana e mbrojtësve av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

Gjykata njoftoi se në seancën e parë gjyqësore, në kushtet që nuk ishte në dijeni për zgjedhjen e një mbrojtësi nga ana e të hetuarit Sali Berisha, referuar listës së avokatëve kryesisht, urdhëroi njoftimin e avokatit Artan Simoni, duke i bërë me dije këtij të fundit që të paraqitej pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate për tu njohur paraprakisht me aktet, në eventualitet që nga ana e të hetuarit Sali Berisha nuk do të bëhej zgjedhja e një mbrojtësi.

Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha.

Gjykata ndërpreu për disa minuta shqyrtimin gjyqësor në pritje të mbërritjes së avokatit Artan Simoni, për vijimin e seancës gjyqësore.

Etiketa: berishaGJKKOKryesore1seanca

Lajme të lidhura

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve
Aktualitet

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Para
Zhdukja e Ervis Martinaj, Muhamet Rrumbullaku thyen heshtjen: Ja provat dhe faktet…

Rrumbullaku i çon me postë vendimin e GJKKO, reagimi epik nga PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për...

Lexo më shumë
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com