GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Një aleancë satanike”, Erdogan si Putin: Nuk ka koncept LGBTI për ne

09:19 - 27/10/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një aleancë satanike”, Erdogan si Putin: Nuk ka koncept LGBTI për ne
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Vladimir Putin, i cili në Rusi ndaloi me ligj ndryshimin e gjinisë dhe vendosi të krijojë një institut për studimin psikiatrik të personave LGBTI, sot Tayyip Erdogan shprehu kundërshtimin e tij ndaj “konceptit të personave LGBTI” gjatë një fjalim në një konferencë familjare në Ankara.

Presidenti turk, duke folur për forcimin e strukturave familjare, foli për “material të një aleance satanike”, duke iu referuar komunitetit LGBTI, ndërsa e karakterizoi si “kërcënimin më të madh sot, politikën e aseksualitetit, të promovuar nga komunitetet globale të pushtetit”.

Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan:

"Son dönemde aileyi hedef alan en büyük tehdit, küresel güç odaklarının teşvik ettiği ‘cinsiyetsizleştirme’ politikalarıdır…" pic.twitter.com/TfRsiWAcBo

— Arzu (@_60_Arzu_) October 26, 2023

“Kur e shikojmë çështjen e familjes, duhet ta shikojmë çështjen më gjerë dhe jo si një strukturë e thjeshtë e prindërve dhe fëmijëve. Ne duhet të jemi vigjilentë ndaj përpjekjeve që do të dobësojnë strukturën e fortë familjare të kombit mysliman turk. 

Qasja jonë si shtet është në këtë drejtim. Nuk ka asnjë koncept si ai i LGBTQI në partinë tonë. Le ta lëmë konceptin LGBTQI të jetë materiali i një aleance satanike. Nuk e kemi në parimet tona, sepse familja është një strukturë e shenjtë për ne”, tha presidenti turk.

Në një pikë tjetër ai tha: “Kërcënimet ndaj institucionit të familjes nuk kufizohen vetëm me atë që kemi parashikuar. Kërcënimi më i madh në kohët e fundit është politika e mungesës së gjinisë, e promovuar nga komunitetet globale të pushtetit. 

Qëllimi i lëvizjeve perverse është institucioni i familjes. Ajo që është më e keqja është se kjo është bërë një imponim global. Jemi përballë një tiranije globale ku kritikat heshtin, disidentëve u mohohet e drejta për jetë, disidentët shtypen ekonomikisht dhe politikisht dhe një grusht pakicash përpiqen të skllavërojnë miliarda njerëz. Është detyra jonë të mbrojmë familjen nga rreziqet që shkojnë përtej fëmijëve tanë. 

Turqia nuk do të përkulet para këtyre imponimeve. Ne nuk do t’i lëmë fëmijët tanë në duart e këtyre perversëve. Nuk do të lejojmë që struktura jonë familjare të dinamitohet. Ne kemi një popullsi prej 85 milionë banorësh, por duam edhe më shumë…”

 

Etiketa: ErdoganLGBTI

Lajme të lidhura

Breaking Views

18:34 - 08/02/26
Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë
Botë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26
Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës
Aktualitet

Flet nga spitali avokat Cakrani: Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës

15:28 - 08/02/26
Para
Zbulohet sera me 900 bimë kanabis, bie në pranga i riu shqiptar

Zbulohet sera me 900 bimë kanabis, bie në pranga i riu shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

18:34 - 08/02/26

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të...

Lexo më shumë
(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

(VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë

18:27 - 08/02/26
Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor

17:30 - 08/02/26
Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë

17:15 - 08/02/26
Merret peng  ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë

17:02 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com