GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Masat ndaj Berishës/ Basha: Mbështesim SPAK-un kundër korrupsionit

09:56 - 27/10/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat ndaj Berishës/ Basha: Mbështesim SPAK-un kundër korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar mbështetjen e plotë të SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit.

Këtë qëndrim ai e ka bërë të qartë gjatë një takimi të zhvilluar sot me zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

Në këtë takim u diskutua për prioritet e Partisë Demokratike, si lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparenca e llogaridhënia politike dhe përfshirja e sa më shumë te rinjve dhe grave në politikë.

“Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vendin e tyre dhe jo në emigrim, është dhe prioriteti kryesore i PD”, – tha zoti Basha.

Në këtë kuadër zoti Basha theksoi mbështetjen e PD për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve”, – tha kreu i PD.

Ai i prezantoi edhe platformën për luftë kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, që iu jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre, lista te hapura, vetting për politikanët, votën e diasporës, presidentin nga populli, etj.

Duke folur për riorganizimin e PD, zoti Basha tha se një vëmendje e veçantë po i kushtohet përfshirjes të sa më shumë grave dhe të rinjve, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep dhe IRI. Zoti Basha i prezantoi dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë, i cili sipas kryetari të PD është koalicioni për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.

Basha gjatë fjalës së tij falënderoi z. Mastic për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse.

Etiketa: BASHAKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Përplasja/ Luizi ironizon Salsanon: Kisha një batutë për një qeros…

Përplasja/ Luizi ironizon Salsanon: Kisha një batutë për një qeros...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com