Një tjetër episod dhune është regjistruar në një shkollë në Lezhë. Këtë rradhë ka qenë mësuesi i një shkolle 9-vjeçare që ka qëlluar një nxënës.
Mësuesi, ndoshta i nxehur me sjelljen e nxënmësit, e qëllon atë me shpullë. Ky i fundit dëgjohet se i kërkon falje teksa duket se durimi i mësuesit ka sosur.
Nuk dihet se kur ka ndodhur kjo ngjarje. Pak ditë më parë në një gjimnaz në Lezhë një nxënës goditi me karrige mësuesen duke i shkaktuar fraktura. Ndaj nxënësit 16-vjeçar është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa mësuesja vijon të marrë trajtim spitalor.
Video e publikuar nga joq:
Discussion about this post