GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Berisha si Luigji XVI”, Zogaj: S’ka më drejtësia jam unë…

17:51 - 27/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të ikin të dy do të thotë të ikë njëri: Basha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Preç Zogaj, herë kritik dhe herë mbështetës i Sali Berishës, ka komentuar zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare ku SPAK ka vendosur ish-kryeministrin në hetim lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani.

Nga studio e Neës24, Zogaj tha se Berisha nuk njeh ligje dhe drejtësi, teksa shtoi se nuk ka më ‘ligji jam unë’, siç pretendonte Mbreti Luigji i XVI!.

“Drejtësia, akuza dhe mbrojtja janë gjithmonë në skajet elitare, që janë përballë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të tre jenë në një mendje. Është një palë e tretë që dëgjon të dyja palët kundërshtare dhe vendos. Kjo është drejtësia, Zoti Berisha apo bën diçka që nuk e ka bërë kush, por nuk mund ta vazhdojë. Nuk mund të shmangë drejtësie, pasi është fundi i drejtësisë. Drejtësia në demokraci ku mbrojtja dhe akuza janë përballë dhe dilet në një përfundim në bazë të provave. Vetëm gjykata ka tagrin për të vënë drejtësi.

SPAK mund ta çojë në Parlament, por ka shumë zëra që thonë se nuk mund ta merrnin në shqyrtim. Konflikti është për dallimin e fjalës provim të lirisë dhe kufizim të lirisë. Pala e Berishës ka të drejtën për të luajtur me këtë fjalë. Por nuk mund të kyçet në llogoret. Mendon kush se do ndalojë procesi? Procesi nuk do ndalojë.

Drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, këta duan ta  mbajnë në mal akoma. Si mund të pengohet drejtësia? Nuk mund të pengohet drejtësia.

Vetë Rama është në akuza të njëpasnjëshme. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj dite vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike plurale për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta.

I ka ardhur radha Berishës për t’u akuzuar. Ne çdo ditë dëgjojmë zyrtarë të lartë që akuzohen. Grupi që drejton Berisha kanë qenë kundër SPAK de kanë ndjerë se po shkohet drejta aferave. Vetëm këtu ngrihen sikur po bëhet nami. Ne kemi rastin e Trump.

Këtu është bërë një reformë që u ka garantuar pavarësi drejtësisë, edhe më parë nuk është se ka pasur prokurorë e gjyqtarë të zotë, por ka qenë organizmit, trajtoheshin si nëpunës të rëndomtë. Kjo u ka dhënë kurajo dhe integritet atyre që punojnë aty. Kapja e drejtësisë ka kuptim për definicion. Ka vetëm  një gjë esenciale, që ish-kryeministri i quan akuzat si trillime, por duhet të shkojë në gjykatë. Në gjithë botën ka tre shkallë gjykate, madje katër, bashkë me Gjykatën e Strasburgut. Berisha nuk e njeh ligjin dhe drejtësinë, ‘Ligji jam unë!’ thotë ai, si Luigji i XVI.”, u shpreh Zogaj.

Etiketa: berishaSpakzogaj

Lajme të lidhura

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit
Aktualitet

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit

14:54 - 09/02/26
”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve
Aktualitet

”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

14:48 - 09/02/26
Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona
Aktualitet

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

14:40 - 09/02/26
Para
Vartësit e Rrumbullakut gjobisin nëpunësit e Taulantit

Vartësit e Rrumbullakut gjobisin nëpunësit e Taulantit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit
Aktualitet

Këlliçi: Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit

14:54 - 09/02/26

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, akuzoi kryeministrin Rama se po përgatit ndryshime ligjore për të penguar hetimin e korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

”Po ra Belinda bie edhe Rama”, Zhupa: Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve

14:48 - 09/02/26
Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

14:40 - 09/02/26
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla

14:18 - 09/02/26
Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje

Çështja “Balluku”, reagon Bardhi: Ja tre të vërteta mbi ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv

13:55 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com