Një 35-vjeçar, punonjës i një kompanie, humbi jetën pasditen e sotme në Durrës, teksa po priste degët e pemëve përgjatë pedonales.
Viktima është identifikuar si Andi Lala. Ai ra nga vinçi teksa ishte duke punuar.
Sipas policisë, gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në Lagjen nr.13 të qytetit, punonjësi i firmës është rrëzuar nga koshi i vinçit të punës e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post