GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Djali u ngjiz në burg, babai u rrëfen vajzave sekretin pas 53 vjetësh

17:23 - 29/10/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 4 min
A A
Djali u ngjiz në burg, babai u rrëfen vajzave sekretin pas 53 vjetësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjorinda dhe Julinda janë dy motra të cilat jetojnë prej 24 vitesh në Itali por në “Ka Një Mesazh Për Ty” i sjell një amanet. Është Fjorinda ajo që e merr fjalën në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv klan dhe shpjegon se nëna e tyre ka ndërruar jetë kur vajzat ishin 10 vjeçe.

Babai i tyre filloi të pinte alkool dhe vajzat nga Tirana shkuan në Kavajë, tek të afërmit ku qëndruan deri në moshën 15-vjeçare. Më pas, Julinda u njoh me një djalë dhe u bë nënë e një vajze e tashmë është edhe gjyshe.

Pas disa vitesh, motrat shpërngulen në Itali por më pas Fjorinda u lidh me të atin. Ai jetonte në një shtëpi për të moshuarit, vajzat e vizitonin sa herë që vinin në Shqipëri. Më vonë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, Fjorinda e mori me vete në Itali ku ai i tregoi një sekret të ruajtur prej vitesh.

Fjorinda: Një ditë ai më tha “hajde këtu afër se do të të tregoj një amanet të nënës tënde. Është një gjë që unë e kam mbajtur brenda dhe tani do të ta shpreh. Ju keni një vëlla të lindur nga nëna juaj dhe nga unë. Është një vëlla i të dyve”. Aty ngela. S’dija si ta besoja. Ai ishte edhe në një gjendje shëndetësore që thashë ndoshta nuk është e vërtetë. Aty për disa minuta fola me babin tim dhe i thashë si është e mundur? Si ne nuk dimë gjë deri në këtë moshë se unë isha e madhe, kjo ishte në vitin 2016, kisha familjen time dhe i thashë është e vërtetë apo jo? “Po, është e vërtetë”, tha. “Ta kërkoni sepse atë që s’kam bërë unë dhe ndihem shumë fajtor që s’jua kam thënë më parë, duhet ta bëni ju”.

Ardit Gjebrea: Çfarë ju tregoi për vëllain, pra kur kishte lindur, përse nuk ishte vëllai prezent, çfarë kishte ndodhur me të?

Fjorinda: Ai më tha që unë i kam humbur të gjitha dokumentet. Vëllai yt ka lindur, nuk e mbante mend mirë… rreth viteve ’69-70. Babai im dhe nëna ime janë martuar në ’66 dhe disa vite mbrapa për një gjë të sistemit atëherë babai im u dënua dhe atëherë nëna ime ngeli vetëm.

Ardit Gjebrea: Mami u divorcua nga babai?

Fjorinda: Po, u divorcua.

Ardit Gjebrea: Shkonte e takonte babin?

Fjorinda: Po, shkonte e takonte.

Ardit Gjebrea: Para apo pas divorcit?

Fjorinda: Para dhe pas divorcit.

Ardit Gjebrea: Dhe në atë kohë kishte guxim që ta takonte babin edhe pse ishte i dënuar politik.

Fjorinda: Mendoj se ishte e detyruar, ndarja, frika ndoshta e atij sistemi atëherë se si do të rridhte jeta e saj.

Ardit Gjebrea: Dhe në këto takime ka ndodhur edhe shtatzënia me vëllain.

Fjorinda: Athëerë, me të gjithë atë që unë kam pyetur sepse sigurisht nëna jonë s’na ka thënë asgjë…

Fjorinda: Kishte motra, vëllezër mami që ju të pyesnit?

Ardit Gjebrea: Kishte.

Fjorinda: Çfarë ju thanë? E dinin këtë histori?

Ardit Gjebrea: Në fillim si duket edhe ata ishin në vështirësi. Pastaj avash-avash filluan të ma konfirmonin, të më thonin “po, është e vërtetë por ne nuk dimë gjë” sepse mamaja ime ishte një nga fëmijët më të mëdhenj. Kështu, disa kushërira të mamit tim më konfirmuan me atë që dinin, asgjë konkrete, por me atë që dinin që mund ta kishte dhënë për birësim.

Fjorinda: Po emrin ia dinin apo jo?

Ardit Gjebrea: Emrin babai im tha që e kishte o Fitim, o Kujtim sepse ai nuk e mbante mend mirë dhe më thoshte gjithmonë “më fal se nuk e mbaj mend, Fitim apo Kujtim”. I thosha të lutem nëse kjo është atëherë ma thuaj sepse nuk kishte edhe shumë kohë e gjatë pastaj që unë të bisedoja me babain tim se babai im në 2017 ndërroi jetë dhe ishin pak muaj që unë bisedova me babain tim për diçka, për këtë gjë dhe ai… atëherë nuk ka qenë fare se atëherë kryente dënimin.

Babai i dy motrave kreu dënimin dhe pas daljes, nëna e tyre u rimartua me të dhe familja mbeti siç kishte qenë më parë.

Motrat mësojnë se kanë një vëlla biologjik më të madh nga të dy prindërit, i ngjizur gjatë kohës që babai vuante dënimin gjatë kohës së sistemit të diktaturës. Ky fëmijë është lindur rreth viteve 1969-1970.

Pa asnjë të dhënë, veç dy emrave që babai u la si alternativë, Fjorinda vendos të kërkojë ndihmën e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vetëm një ditë përpara se ajo të merrte këtë vendim, kishte parë një ëndërr që i përçonte një mesazh të fuqishëm.

Fjorinda: Një natë përpara se të shkruaja pashë një ëndërr shumë të bukur. Pashë sikur isha unë dhe motra ime në rrugët e Tiranës dhe kishim përpara një djalë. E shihja gjithmonë nga mbrapa dhe në ëndërr ishte ajo ndjesia sikur ishte vëllai im. Ne të tre kapemi për dore dhe aty hyjmë në shtëpinë time që kisha në Tiranë, atë shtëpinë tonë. Aty ishte mami edhe babi në ëndërr. Mami me një buzëqeshje shumë të bukur se ka qenë gjithmonë e buzëqeshur, na pa, ktheu kokën dhe na tha “tani jam e qetë që ju pashë të treve bashkë”.

Fjorinda shton se gjithmonë i kërkonte nënës të kishin edhe një vëlla. Nisur nga kjo, Julinda shton një pjesëz për të plotësuar gjithë historinë e tyre.

Julinda: Në këtë jetë kam pishman shumë të madh dhe nuk mund ta imagjinoj se si do jetë ndierë shpirtërisht nëna jonë në gjithë ato vite që ne nuk e kemi ditur dhe këtë e kam një brengë shumë të madhe nga kjo histori e jona. Falenderoj shumë motrën time që ka patur një guxim të jashtëzakonshëm për të luftuar për ta gjetur. Edhe shpresojmë që ditët në vazhdim të jenë ditët më të bukura të jetës tonë.

Ardit Gjebrea: Ju si e keni patur mbiemrin e vajzërisë?

Julinda: Vraniçi.

Ardit Gjebrea: Ndërsa unë do të ftoj tani në studio, z. Zakolli

/tvklan.al

Etiketa: babaisekretiVajza

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Maestro uron Kiarën për shtatzëninë, ja si reagon moderatorja

Maestro uron Kiarën për shtatzëninë, ja si reagon moderatorja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

Deputeti i PD, Eno Bozdo, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga...

Lexo më shumë
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com