GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Dy motrat gjejnë vëllain pas 53 vjetësh/ Historia e trishtë

19:22 - 29/10/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy motrat gjejnë vëllain pas 53 vjetësh/ Historia e trishtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 53 vitesh, amaneti i nënës së dy motrave dhe një vëllai është dërguar në vend. “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan arriti të gjejë vëllain e madh të dy motrave, ekzistencën e të cilit e mësuan vetëm 8 vite më parë.

Babai u zbuloi amanetin e nënës së tyre të ndjerë dhe iu kërkoi që të mos reshtnin për të gjetur një djalë të lindur rreth viteve ’70 me emrin Fitim ose Kujtim. Rubrika e programit ra në gjurmët e Fitim Zakollit, i cili ndodhet i pranishëm.

Njësoj si motrat e tij, Fitimi e ka mësuar para 8 vitesh se është i birësuar dhe prej atëherë ka dëshiruar të takojë familjen biologjike. Ai u gjend përpara imazhit të nënës së tij biologjike dhe shprehu keqardhje që nuk mundi ta njohë.

Njëkohësisht, sapo mësoi se janë dy motrat që e kanë kërkuar për të çuar në vend jo vetëm amanetin, por edhe për të qenë bashkë, 53-vjeçari nuk e fshehu lumturinë.

Fitim: Unë ndiej gëzim të madh për dy motrat e mia. Një gëzim që pas 53 vjetësh unë arrita t’i njoh më në fund. Kam qenë i vetëm.

Ardit Gjebrea: Fitim, deri më tani të kanë dëgjuar ty motrat e tua. Je kurioz të dëgjosh zërin e tyre?

Fitim: Po, shumë kurioz.

Fjorinda: Përshëndetje vëllai jonë!

Fitim: Përshëndetje!

Fjorinda: Sot është dita, një nga ditët më të lumtura për ne që me falenderimin e Arditit, stafit arritëm pas shumë vitesh të të shihnim dhe tani, të të takojmë. Ne jemi motra, jemi rritur bashkë pothuajse. Nëna jonë ndërroi kur unë isha vetëm 10 vjeçe dhe ajo ka qenë një nënë e mrekullueshme, një nënë e dedikuar për ne. Fati donte që atë ta merrte nga kjo jetë se ne ishim të sigurta se ajo po të kishte jetuar, ne do të të kishim kërkuar shumë më parë por ne vetëm nga 8 vite edhe ne, morëm vesh ekzistencën që kishim një vëlla, në vitin 2016 dhe nga ajo ditë nuk kemi reshtur së kërkuari ty vëllai jonë. Mezi pres të të përqafoj.

53 vite më vonë, ndodh përqafimi i parë mes vëllait dhe motrave të tij./tvklan.al

Etiketa: Historiamotratvellai

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Aksidenti tek Rruga e Dibrës, arrestohet emigrantja nga Britania

Bie nga kati i 4-t humb jetën e moshuara. Dyshimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
Breaking Views

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

Ish-trajneri i Kombetares Shqiptare, Kristian Panuçi ka komentuar deklaratat e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, i cili pati thënë se...

Lexo më shumë
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë  votën Sylvinho dhe Gjimshiti

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti

21:29 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com