GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mijëra protestues nëpër rrugët e Europës kundër kufizimeve të Covid-19

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mijëra protestues nëpër rrugët e Europës kundër kufizimeve të Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra njerëz dolën në qytete të ndryshme evropiane në fundjavë për të kërkuar lirinë e lëvizjes. Kjo sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi pasi autoritetet në të gjithë kontinentin kanë kufizuar lëvizjen në një përpjekje për të parandaluar përhapjen më të shpejtë të coronavirusit.

Në Luksemburg, protestuesit sulmuan një treg dimëror pas tubimeve kundër politikave rreth Covid-19. Ata kishin shpërfillur rregullat e hyrjes në treg dhe kishin hequr barrierat mënjanë, tha policia. Atje pati disa “zënka të vogla” dhe tregu i Krishtlindjeve u mbyll.

Për shkak se protestuesit po i drejtoheshin dhomës së deputetëve, hyrjet aty janë bllokuar nga efektivët e policisë. Rreth 2000 njerëz morën pjesë në demonstrata. Ndërkohë, policia në Vjenë raportoi se 40,000 njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin austriak të shtunën, shumë prej tyre si kundërshtim për rregullin rreth vaksinimit që pritet të hyjë në fuqi në shkurt.

Si pasojë, pesë persona u arrestuan. Austria ka qenë në izolim që nga mesi i nëntorit, me kufizimet e vendosura deri më 11 dhjetor.

Veç këtyre, pati gjithashtu raportime për 5,000 njerëz që marshuan në protestë në Utrecht, megjithëse nuk pati raportime për dhunë në qytetin holandez, ndryshe nga demonstratat e fundit kundër rregullave të coronavirusit.

Autoritetet italiane raportuan gjithashtu një sërë demonstratash në të gjithë vendin, duke filluar nga disa dhjetëra njerëz në Romë deri në mijëra në Torino dhe Bolonja. Nuk pati raportime për dhunë, por raste të shumta të njerëzve që injoronin rregullat që kërkonin përdorimin e maskës.

Etiketa: Covid-19Europeskuvizimetmijeraprotestuesrruget

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
“Njerëzit e Dafit janë dibranë”, Silva Gumbardhi tregon se Mandi Nishtullës e kërcënoi

“Njerëzit e Dafit janë dibranë”, Silva Gumbardhi tregon se Mandi Nishtullës e kërcënoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com