GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Stadium i ri me kullë në Durrës, masterplani në dorë të belgëve

08:34 - 30/10/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Stadium i ri me kullë në Durrës, masterplani në dorë të belgëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studioja belge “51N4E”, e cila u shpall fituese për projektin e stadiumit të qytetit të Durrësit “Niko Dovana”, do të jetë tani përgjegjëse edhe për një kontratë të re.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se nëpërmjet një procedure me negocim pa shpallje paraprake njohu si fituese të njëjtën studio për kontratën : “Masterplani i kompleksit sportiv të stadiumit “Niko Dovana” dhe zhvillimi i zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit, Durrës”.

FSHZH, pas negocimit, ka rënë dakord për ofertën 36.8 milionë lekë apo rreth 344 mijë euro.

Vetë Fondi njoftoi se “bashkimi i operatorëve  “51N4E” Degë e shoqërisë së huaj dhe “Plan Comun”, regjistruar në Francë” ishin fitues të kontratës dhe brenda 6 muajsh duhet të përfundojnë projektin e masterplanit në fjalë.

Autoritet kontraktor për projektet e stadiumeve është caktuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit çka edhe për masterplanin bën që të jetë kompetent i njëjti institucion.

Stadiumi i ri në Durrës

Në shkurt të këtij viti u hap gara ndërkombëtare për projektet e stadiumeve në qytetin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Në maj u bë edhe shpallja e projektit fitues për stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Projekti i 51N4E sjell konceptin e stadiumit si pjesë të integruar të qytetit ku jeta e komunitetit ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.

Gjatë shpjegimit të projektit në atë kohë, përfaqësuesi i kompanisë nënvizoi se ishte menduar ndërtimi i hapësirave të gjelbra dhe kthimi i stadiumit edhe në një vend dhe park stërvitje.

“Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitje dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten pro a bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit.

Ne synojmë që stadiumi të jetë aktiv në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha përfaqësuesi i studios.

Referuar projektit stadium do të ketë fusha stërvitje basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtëm dhe një të brendshme. Do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium.

Rreth stadiumit parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare. Po kështu do ndërtohet Qendra e Zhvillimit të Konventave dhe Festivalit Kombëtar të Filmit.

 

Etiketa: Durrësstadium

Lajme të lidhura

Kushtoi 1.2 milionë euro,  Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme  nga shembja e  rrugës
Aktualitet

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës

10:09 - 23/04/26
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025
Aktualitet

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26
KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK
Aktualitet

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

15:34 - 22/04/26
Para
Të dhëna tragjike/ Gati 8.000 palestinezë të vrarë në Gaza

Të dhëna tragjike/ Gati 8.000 palestinezë të vrarë në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit
Aktualitet

Berisha: Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit

11:02 - 23/04/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament ngriti shqetësimin e procesit të integrimit, që sipas...

Lexo më shumë
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

10:38 - 23/04/26
Kushtoi 1.2 milionë euro,  Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme  nga shembja e  rrugës

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës

10:09 - 23/04/26
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

09:51 - 23/04/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

09:35 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com