GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prona te Kepi i Rodonit, ja si ndodhi konflikti me Mark Frrokun/ Dëshmia e administratores

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherri te Kepi i Rodonit, reagon Kisha: Ja si qëndron e vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administratorja e firmës që po ndërton tek Kepi i Rodonit, Ana Shtjefeni, rrëfeu në Euronews Albania rrjedhjen e ngjarjes që çoi në konflikt mes dy palëve si dhe arrestimin e 8 personave, ku në mesin e tyre dhe ish-deputeti Mark Frroki.

Ajo tha se Gjykata e Durrësit i ka dhënë të drejtë kompanisë së saj që të vazhdojë punimet në zonë ashtu siç kishin nënshkruar kontratën me Provincën Françeskane Shqiptare.

Shtjefni shprehet se ata nuk e kanë humbur statusin e qiramarrësit, teksa zbuloi se pala e Provincës Françeskane ka ndërprerë papritur kontratën.

Në momentin që disa vëzhgues nga kisha, përfshirë dhe ish-deputetin Frroku, kanë shkuar tek prona ka nisur debati. Sipas administratores ata kanë shkatërruar por dhe vjedhur në zonë.

“Unë jam administratorja e kompanisë që ka një kontratë qiramarrje me provincën françeskane te Kepi i Rodonit. Kontrata ka filluar para 4 viteve. Kemi që prej një viti që kemi probleme me provincën. Një nga problemet është toka e banorit që u konfliktuar dje. Ne në janar të vitit 2023, provinca françeskane në mënyrë të njëanshme dhe pa diskutuar me ne duke nxjerrë pretekstin se nuk paguajmë qiranë prishi kontratën për arsye se ishte e pamundur që të vazhdonim të investonim në një pronë që kishte paqartësi. Në fillim të janarit iu drejtuam Kadastrës që të na jepte dokumentet e disa pasurive, gjë që nuk po e bënte dhe pse e kishte në kontratë që ta bënte provinca.

Kadastra tha se nuk e bënte dot se SPAK e kishte sekuestruar. Më pas i drejtohemi Gjykatës së Tiranës që del menjëherë me një masë sigurie, ku shprehet se provinca françeskane duhet të pezullojë çdo veprim që ka lidhje me pronën objekt. Në Prill të vitit 2023, provinca del me një padi tjetër që duhet të lirojë pronën për arsye se ka mbaruar afati. Vetë Gjykata e Durrësit shprehet se kompania do të vazhdojë të kryejë aktivitetin e vet brenda Kepit të Rodonit dhe të vazhdojë të bëjë punën sipas kontratës. Ne nuk e kemi humbur statusin e qiramarrësit. Me një autorizim provinca françeskane dërgon disa persona për të vëzhguar si pronë dhe menjëherë ka filluar dhuna ndaj nesh. Kanë prish rrjetin elektrik, rrjetin e ujësjellësit, kanë vjedhur dhe kanë shkatërruar”,tha ajo.

Ajo tha se pesë persona, përfshirë ish-deputetin Mark Frroku, shkuan si të dërguar nga kisha për të vëzhguar pronën, e menjëherë ka ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë dëmtuar pronën, duke i trajtuar pronarët, siç u shpreh Shtjefni “si pushtues”.

Ajo tha gjithashtu se një nga 5 personat edhe e kishte kërcënuar atë personalisht me sqepar në dorë duke i thënë, “këtu nuk do futesh as sot as sa të jem unë gjallë”.

Sipas saj prona është e marrë me qera nga Provinca Françeskane, por kontrata u ndërpre papritur duke mos respektuar rregullat.

“Me një autorizim, provinca Françeskane, dërgoi pesë persona për të vëzhguar këtë pronë dhe menjëherë ka filluar dhuna kundër nesh. Kundër meje personalisht e të tjerëve. Përfaqësuesit e kishës i dërguan. Këta që vijnë si vëzhgues për të parë pronën, dëmtojnë pronën. Ne në këtë moment nëse ju vini në kepin e Rodonit, prona është shumë e dëmtuar. Kanë prishur rrjetin elektrik që ne kemi realizuar, kanë prishur rrjetin e ujësjellësit, kanë thyer të gjitha dyert e godinave, përfshirë godinën ku unë banoj, duke vjedhur gjithçka.

Do dilni jashtë ju jeni pushtues. Ne jemi trajtuar si pushtues. Është një video që e kam unë, ku njëri nga vëzhguesit që është edhe përgjegjës, unë e zura brenda lokalit tim, ku ai as nuk duhet të afrohej. Ai shqeu derën vodhi brenda lokalit. Unë gjendem në ato momente aty dhe ai më kërcënon me një sqepar në dorë. Edhe kafshët tona që ishin atraksion janë larguar”, tha ajo.

Etiketa: deshmiakepi rodonitMark Frrokuperplasja

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Para
Arrestohet deputeti gjerman

Arrestohet deputeti gjerman

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet