GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tensione, sherr e konfrontime, seanca në Kuvend zgjat 40 minuta. Ja shkaku i përplasjes

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione, sherr e konfrontime, seanca në Kuvend zgjat 40 minuta. Ja shkaku i përplasjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka zgjatur vetëm 40 minuta seanca e sotme parlamentare, ku nuk kanë munguar incidentet dhe rrëmuja në sallën e Parlamentit.

Shkak për tensionet në seancën e sotme janë bërë trupat e shtuar të efektivëve të Gardës së Republikës, që me urdhër të Lindita Nikollës ishin vendosur si një mur mbrojtës mes vendeve ku ulen ministrat dhe Kryeministri dhe foltores, vendi ku deputetët mbajnë fjalimet. Ajo që ra në sy ishte fakti se në sallë kishte një prezencë të lartë të gardistëve.

Deputetët e opozitës kërkuan sqarime lidhur me situatën e re të krijuar në Kuvend, por kjo nuk e ka shqetësuar aspak kryetaren e Kuvendit, e cila ka tentuar të vijojë me punimet e Parlamentit, si një seancë normale. Madje, në replikat me deputetët e opozitës, nuk kanë munguar ironitë, ccka duket se ka tensionuar edhe më tej situatën.

Deputetë të opozitës kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës në këmbë, pranë Foltores, ndërsa Nikolla i jepte fjalën deputetëve të PS-së, që sot ishin përgatitur me një skenar e regji që të flisnin për problemet e qytetarëve, sikundër u shprehën ato.

Momenti më kritik gjatë seancës ishte një përplasje fizike mes deputetit Bledion Nallbatit të PD-së dhe Vullnet Sinës së PS-së, i cili kërkoi i pari fjalën në seancën e sotme. Ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe gardistëve ka shmangur një konfrontim më të madh fizik, që mbeti thjesht në shtyrjen mes dy deputetëve.

Sali Berisha, kreu demokrat, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, për të gjitha tensionet në sallën e Kuvendit, pasi ai nuk lejon kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare. “Opozita po bën betejë në emër të qytetarëve”, tha Berisha.

Lindita Nikolla është detyruar të ndërpresë dy herë seancën brenda pak minutash, ndërsa u detyrua të mbyllë përfundimisht punimet, pasi morën fjalën në seancë 4 ose 5 deputetë të PS-së, që duket se u përdorën për të tensionuar edhe më tej seancën dhe raportet mes deputetëve.

Ndërkohë nga raportimet mësohet se ka pasur një vendim për përjashtimin nga punimet e Parlamentit të Bledion Nallbatit.

Etiketa: Kryesore1Kuvendiperplasjeseanca

Lajme të lidhura

Mungesa e mjekëve nxjerr “jashtë loje” spitalin e Bulqizës
Aktualitet

Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, dyshohet për një viktimë

13:05 - 23/09/26
Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit
Aktualitet

Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

12:52 - 23/09/26
“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot
Aktualitet

“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot

12:27 - 23/09/26
Para
Nikolla përjashton deputetin demokrat Bledion Nallbati

Nikolla përjashton deputetin demokrat Bledion Nallbati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e mjekëve nxjerr “jashtë loje” spitalin e Bulqizës
Aktualitet

Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, dyshohet për një viktimë

13:05 - 23/09/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë-Luçan, në Njësinë Administrative Martanesh. Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë...

Lexo më shumë
Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

12:52 - 23/09/26
“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot

“Do përfundojmë keq, shpirt!” Zbardhen mesazhet mes Hysenit dhe Agasit: Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot

12:27 - 23/09/26
Goditja e SPAK/ Deputeti zbulon parapaskenat: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit, skandali më i madh në 36 vjet

Goditja e SPAK/ Deputeti zbulon parapaskenat: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit, skandali më i madh në 36 vjet

12:07 - 23/09/26
“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo!” Demokratët dhe socialistët përplasen te komisioni i Ligjeve

“Ka rënë shteti o bosa, e dini apo jo!” Demokratët dhe socialistët përplasen te komisioni i Ligjeve

11:54 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com