GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pikante nga Kuvendi/ Noka i “rrëmbeu” mikrofonin, ja shprehja e deputetit të PS që e irritoi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pikante nga Kuvendi/ Noka i “rrëmbeu” mikrofonin, ja shprehja e deputetit  të PS që e irritoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e pasdites në Kuvend pati tensione, ndërsa gjithçka duket se e ka zanafillën te gardistët që ishin vendosur si një mur mbrojtës mes zonës ku qëndrojnë Kryeministri dhe ministrat dhe foltores, vendit ku deputetët mbajnë fjalime.

Kjo më tej përshkallëzoi tensionet, pavarësisht se Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli, për rreth 40 minuta, u përpoq të krijonte idenë e një séance normale.

E ndërsa socialistët akuzojnë opozitën për skenar, duket se vetë deputetët e PS-së kishin përgatitur me regji perfekte situatën për të tensionuar sa më shumë kolegët e tyre në opozitë.

Së pari në sallën e Kuvendit fjala iu dha deputetëve që shumë rrallë shfrytëzojnë seancat plenare për të folur.

Dhe duket se ata ishin caktuar, ndoshta edhe nga Kryeministri Edi Rama, për të kërkuar fjalën, dhe për të lexuar fjalime të shkruara diku tjetër, sikur po shprehnin hallet e qytetarëve.

Mes folësve socialistë ishte edhe Ismet Beqiraj, që mbahet mend më së shumti në Kuvend, për të ashtëquajturën reformë të Akademisë së Shkencave, që i dha një tjetër mandate pa garë, Skënder Gjinushit.

Beqiraj që disa javë më parë shfaqej si akademiku që do mbronte Akademinë, sot në seancë, kishte rolin që t’I “hidhte benzinë zjarrit”, edhe pse kujtoi se në kokën e tij kishte ca thinja të bardha.

“Po i tregoni popullit se s’keni për të ardhur kurrë në pushtet. Sot jemi mbledhur për të diskutuar dhe peshën më të madhe duhet ta kishit ju. Më vjen keq ju që keni folur dhe keni luftuar për të drejtën e fjalës. Unë në respekt të thinjave që kam, pa dallim krahu, po u drejtohem me  një thënie të Naim Frashërit “Të gjithë jemi një farë, s’kemi asgjë për të ndarë”, u shpreh Beqiraj.

Por pikërisht shprehja e tij, drejtuar opozitës se nuk do të vinte kurrë në pushtet, ka irrituar Flamur Nokën, një nga deputetët e opozitës, që ka shkuar dhe i ka ‘rrëmbyer’ mikrofonin deputetit të PS.

 

 

Etiketa: beqirajkuvendNoka

Lajme të lidhura

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
Para
Kryeministrja e Serbisë të hënën vizitë në Kosovë, ja arsyeja

Bie Qeveria, Brnabiç i kërkon Vuçiç shpalljen e zgjedhjeve të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në...

Lexo më shumë
Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelmatbet girişJojobet