GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Flori Mumajesi shpreh qëndrimin e tij për çiftin Donald-Beatrix

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Flori Mumajesi shpreh qëndrimin e tij për çiftin Donald-Beatrix
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flori Mumajesi ka bërë një postim që është interpretuar nga ndjekësit si formë përkrahjeje për ndjenjën mes Donaldit dhe Beatrix. Ai ka ndarë një sekuencë të puthjes së dyshes nën tingujt e muzikës së tij, por kjo nuk është pëlqyer nga ndjekësit. Një pjesë e tyre kanë reaguar. Një ndër ndjekësit i ka thënë se nga ky moment nuk do e ndjekë më. Flori duket se nuk e çan kokën për këtë pjesë duke e falënderuar për këtë “unfollow” ndjekësit, bisedë të cilën e ka ndarë në Instagram. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj (kushërira e Beatrix Ramosaj) prej kohësh na kishin paralajmëruar për një bashkëpunim dhe sot pritja mori fund. Artistët kanë sjellë jo një, por dy këngë në një me titull “Anash & Doja”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe rikthen Flori Mumajesi pas ‘Nina’, që u publikua gjatë kësaj vere.

Sigurisht këngët janë shoqëruar me videoklip dhe dyshja duken mjaft bukur. Në rrjetet sociale, Anxhelina është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje pasi sot feston 29-vjetorin. “Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje! Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë.”, ka shkruar ajo. Flori ka shkruar tekstin, e po ashtu ka krijuar vijën melodike. Edhe këtë herë ai ka emocionuar, duke ndërthurur në vargje e tinguj, historinë e dy njerëzve që u deshën por nuk mund të ishin bashkë. Pak minuta nga lançimi i këngës, në sektorin e komenteve numërohen pafund komente pozitive.

Shumë komentues vlerësojnë tekstin në të cilin kanë gjetur veten. “Sikur kjo këngë është bërë për mua. Një dashuri që e desha dhe nuk e përjetova kurrë.”- shkruan dikush. Të tjerë vlerësojnë sigurisht vokalin e dy artistëve: “Çfarë t’i thuash zërit tënd, o Flori.” E po ashtu, ka edhe komente që i kërkojnë Anxhelinës të rikthehet në tregun muzikor shqiptar.

Etiketa: BBVBeatrixdonaldFIFIFlori Mumajesi

Lajme të lidhura

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26
Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Para
Vaksinat antiCovid, cilat janë simptomat pas marrjes së dozës së tretë

Hyjnë sot në fuqi masat e reja kundër pandemisë COVID në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26

Marshim historik në protestën kombëtare të mbrëmjes së djeshme, në ditën e 63-të të rezistencës popullore. Mijëra qytetarë marshuan me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

07:34 - 02/08/26
Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com